Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekonomia gjermane në prag të recesionit! Kriza edhe në industrinë e ndërtimit 

2024/11/27 at 9:14 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekonomia gjermane në prag të recesionit! Kriza edhe në industrinë e ndërtimit 

Indeksi Ifo është barometri më i rëndësishëm i biznesit në Gjermani. Ai mat nivelin e optimizmit dhe pesimizmit në lidhje me pritjet e biznesit. Tani ky indeks përkeqësohet. 

Pas një përmirësimi afatshkurtër në tetor të këtij viti, parashikimi i drejtuesve kryesorë të kompanive gjermane u përkeqësua sërish në nëntor. Indeksi i biznesitifo ra në nëntor në krahasim me një muaj më parë – nga 86.5 pikë në 85.7. Këtë e ka bërë të ditur Instituti ifo nga Mynihu pas një sondazhi të kryer me rreth 9000 drejtues të kompanive gjermane. 

Pas katër rënieve të njëpasnjëshme (nga qershori në shtator), indeksi ifo është rritur në tetor. Por tani prapë ka rënë dhe drejtuesit e kompanive me skepticizëm e shohin perspektivën e bizneseve të tyre, pra perspektivat e biznesit në muajt e ardhshëm. “Ekonomisë gjermane i mungon forca”, kështu i përmblodhi presidenti i ifo-s, Clemens Fuest, rezultatet e sondazhit aktual. 

Disponimi në sektorin e shërbimeve u përkeqësua ndjeshëm, po ashtu edhe në kompanitë e industrisë. Arsyeja është rënia e numrit të porosive. 

Vazhdimi i krizës 

Një seri e tërë sinjalesh ekonomike çojnë në konstatimin se akoma nuk ka rrugëdalje të qartë nga kriza në Gjermani. Të dhënat e fundit për zhvillimin ekonomik (nga java e kaluar) zbuluan se ekonomia gjermane u rrit me vetëm 0.1% në tremujorin e verës 2024. Por në tremujorin e dytë dhe të parë ekonomia ka rënë me 0.3% dhe 0.2 për qind. Ekspertët flasin për një recesion teknik pas dy tremujorësh negativë radhazi. 

Një tjetër indeks i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, ka rënë ndërkohë në nivelin më të ulët në nëntë muajt e fundit – i ashtuquajturi “Indeksi i blerjes”. 

Kriza edhe në industrinë e ndërtimit 

Shqetësim mbretëron edhe në sektorin e ndërtimit, sidomos pas të dhënave të sapo publikuara për punimet e porositura në periudhën në vijim. Pas një rritje të numrit të vendeve të punës në gusht, kërkesa për shërbime të ndërtuesve ra sërish ndjeshëm në shtator. Krahasuar me një muaj më parë, vëllimi i marrëveshjeve të dakorduara ra me 12.4%, njoftoi Zyra Federale e Statistikave. Kur merren parasysh tre tremujorët e parë të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërtimtaria në Gjermani regjistroi një minus prej 2 për qind. 

Në raportin e saj mujor, banka qendrore gjermane (Bundesbank) supozon se ndërtimtaria mund të jetë një nga sektorët që do të vazhdojë të pengojë zhvillimin e ekonomisë, pra PBB-së. 

“Kostot ende të larta të financimit, pasiguria e theksuar ekonomike dhe politike vazhdojnë të kenë ndikim negativ në investimet, e rrjedhimisht në kërkesën për shërbime ndërtimi”. 

Pritet që pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ekonomia gjermane të përballet me sfida edhe më të mëdha. Trump gjatë fushatës zgjedhore ka bërë të ditur se planifikon të vendosë tarifa ndëshkuese për importet nga Evropa. Pikërisht Gjermania, si kampione evropiane e eksporteve, është ajo që mund të vuajë veçanërisht për shkak të një politike të tillë të izolimit ekonomik./DW 

Ju sugjerojmë

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

9 Qershor, 2025 2:20 pm
Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
Aktualitet

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

9 Qershor, 2025 2:08 pm
Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
Kryesore

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

9 Qershor, 2025 1:56 pm
‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
Kryesore

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

9 Qershor, 2025 1:53 pm
Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi
Aktualitet

Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi

9 Qershor, 2025 1:48 pm
Përmirësimi i mbrojtjes ajrore/ Kremlini: Plani i NATO-s do t’i kushtojë Evropës
Bota

Përmirësimi i mbrojtjes ajrore/ Kremlini: Plani i NATO-s do t’i kushtojë Evropës

9 Qershor, 2025 1:38 pm
Tuneli i Llogarasë/Balluku në qendrën e monitorimit: Gjobë online për çdo shkelje
Aktualitet

Tuneli i Llogarasë/Balluku në qendrën e monitorimit: Gjobë online për çdo shkelje

9 Qershor, 2025 1:36 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Aktualitet

‘Jemi në mision epik!’/ Berisha: Një funksion kam, rikthimin e votës së lirë

9 Qershor, 2025 1:21 pm
KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit
Aktualitet

KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit

9 Qershor, 2025 1:18 pm
Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
Aktualitet

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

9 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit 

Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit 

Armëpushimi Izrael-Hezbollah hyn në fuqi, mijëra persona kthehen në shtëpitë e tyre në Liban

Armëpushimi Izrael-Hezbollah hyn në fuqi, mijëra persona kthehen në shtëpitë e tyre në Liban

Si e ndihmoi TikTok-u kandidatin e ekstremit të djathtë të fitojë rundin e parë të zgjedhjeve në Rumani 

Si e ndihmoi TikTok-u kandidatin e ekstremit të djathtë të fitojë rundin e parë të zgjedhjeve në Rumani 

TE FUNDIT

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
9 Qershor, 2025

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai është parë teksa hynte në ambientet...

Lexo më shumë

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
9 Qershor, 2025

Në një reportazh të botuar nga revista prestigjioze “Vanity Fair” Italia, qyteti i Beratit përshkruhet si një destinacion ëndrrash për...

Lexo më shumë

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
9 Qershor, 2025

Kombëtarja Shqiptare ndodhet në Riga ku të martën do të luajë sfidën me Letoninë, për kualifikueset e Kupës së Botës...

Lexo më shumë

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
9 Qershor, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit i dërgon një letër falenderimi Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë publike para,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com