Pas Armand Dukës dhe Gianni De Biasit, radha për fjalim i ka ardhur edhe kryeministrit Edi Rama.
Përpos falënderimeve, Rama dha një deklaratë interesante edhe për tifozen Rike Roci, e cila pushtoi mediat botërore.
“Publiku kuqezi i dhuroi festës së madhe të futbollit evropian, mijëra imazhe të bukura. Madje, edhe vajza që në rrjetet sociale mori më shumë pëlqime, ishte tifoze e Kombëtares”, deklaroi me shaka Rama.
Ai falënderoi edhe FSHF-në, futbollistët dhe veçanërisht trajnerin Gianni De Biasi.