Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama – armiku artificial i Kosovës

2016/10/15 at 5:22 PM
në Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A

Nga Baton Haxhiu


 

Dy vjet më herët, Edi Rama u heroizua.

Pakkush kishte besuar që fjalët e tij për Kosovën në mes të Beogradit do të ishin aq të qarta dhe aq të ashpra.

Në Preshevë e pritën si lider kombëtar.

Por, duke e njohur sferën mediale kosovare e dija me siguri se nuk do t’ia pranonin që ai ta bënte sërish këtë gjë.

Pardje, në një debat në kuadër të “Forumit të Sigurisë” në Beograd, Edi Rama duke u përgjigjur rreth “kontestit”njëdimensional (serb) mbi Trepçën deklaroi me drejtpërdrejtshmërinë e tij të njohur se mos serbët duan ta transportojnë Trepçën prej tokave të Kosovës ku gjendet ajo dhe ta sjellin në Beograd.

Ai përsëriti qëndrimet e tij të mirënjohura se Serbia pa e njohur Kosovën s’ka kah ecë drejt Evropës. Dhe se i tërë rajoni politikisht do të mbetet këtu ku është.

Në Prishtinë plasi sherri. Publicistë, gazetarë, ministra dhe zëdhënëstë tyre rindezën shkrimet: “Edi Rama nuk ka të drejtë të flasë në emër të Kosovës”. “Ai nuk e përfaqëson atë”. “Kosova është shtet i pavarur dhe ndërhyrja e Edi Ramës minuaka integritetin dhe sovranitetin e saj”.

Sugjerimi i teorive të shumicës reaguese është ky: Edi Rama do t’i tradhtojë interesat e Kosovës si gjithë pararendësit e tij: Zogu, Hoxha, Nano, Berisha.

Mediat nisën t’i shkundin arkivat personale edhe të konspirativëve më qesharakë të historisë shqiptare për ta dëshmuar këtë tradhti tradicionale tiranase ndaj “trashëgimtarëve” të Lidhjes së Prizrenit.

Ky elektrizim ka filluar që nga botimi i një artikulli të ashpër nga Petrit Selimi. Ai akuzonte Ramënse po u shërben serbëve duke shpërfillur kontributin e shtetit të Kosovës në ndërtimin e autostradës transballkanike, që dje një zyrtare e Bankës Qendrore e quajti “autostrada e paqes”.

Sa e arsyeshme është gjithë kjo frikë, kjo histeri, që kësaj radhe ndihmohetnga mediat?

Dinë ato diçka që nuk e di opinioni? Kanë fakte konkrete përtej kësaj që mund ta gjykojmë edhe vetë?

A ishte qëndrimi i Ramës në Beograd për Kosovën, apo në emër të Kosovës?

Kjo shprehje është aq e afërt dhe aq e largët, njëkohësisht. Semantikisht, e para (“për”) është për të transmetuar ide dhe momentum politik, kurse e dyta(“në emër”) ka të bëjë me përfaqësim politik.

Nga fjalimi i Ramës në Beograd shihet se kryeministri shqiptar ka folur për Kosovën dhe stabilitetin regjional. Pra, “për” Kosovën.

Deri këtu OK.

Kam heshtur ndaj shkrimit të Petrit Selimit, i cili përfaqësonte një ide të tij dhe të Partisë Demokratike karshi Edi Ramës, sepse mendova se ishte një moment hidhërimi i autoriteteve të Prishtinës.

Por, pastaj foli edhe Enver Hoxhaj.

Dhe u bë e qartë se situata nuk është naive.

Koncepti i kombit në Shqipëri duket se ka krejtësisht tjetër konotacion. Numri i të lodhurve nga patriotizmi, kombi dhe shteti është më i madh sesa i atyre që nxehen saherë që të ekzekutohet himni i flamurit. Shtoja kësaj edhe përvojën në totalitarizmin specifik pseudonacional të Enver Hoxhës dhe çështja bëhet krejtësisht e kuptueshme.

Qarqe të caktuara minore që preokupohen me zhvillimet në Prishtinë e Shkup lënë përshtypjen të merren me tezat e tyre nga ndjenja e dhembshurisë, i publikojnë ato më shumë për arsye kozmetike e në favor të “një bashkëpunimi vëllazëror kulturor”, sesa vërtet të kenë zbuluar vlera të përmasave interesante.

Në Kosovë situata është ndryshe. Kosova është shtet i ri. E pasi ende vlen formula: s’ka shtet pa identitet kombëtar (OKB), është krejt e natyrshme përpjekja e elitave kosovare që të angazhohen për ta definuar atë.

Në këtë kontekst tashmë në opinion janë etabluar tri teza kryesore:

Disa nga intelektualët me elektorat pas veti janë të mendimit se kosovarët nuk kanë nevojë për “shpikje identitetesh” sepse tashmë e kanë. Atë që ka Shqipëria.

Disa të tjerë pa masë pas vetes thonë determinueshëmdhe sipërfaqësisht (më shumë si parullë) se kosovarët kanë identitet europian dhe kosmopolitan.

Pjesa e tretë thotë se Kosova është epiqendra e qenies shqiptare dhe nga ky kënd duhet definuar identitetin e kombit kosovar.

Këto janë arsyet që e definojnë këtë gjuhë kundër Ramës. Dhe kjo gjuhë kundër kryeministrit shqiptar është vetëm për ta kontestuar autoritetin e tij.

Sa më shumë që po i afrohemi paqes me Serbinë, aq më e ashpër po bëhet gjuha ndërmjet shqiptarëve për ta gjetur primatin mbi peshën e tyre historike.

Dhe shikojeni ku qëndron dashakeqësia e elitës politike në Kosovë.

Tejet e paarsyeshme, dorën në zemër.

Para disa javësh kryeministri malazezMiloGjukanoviq përsëriti qëndrimin e tij rreth shtetit të Kosovës. Rirrëfeut’iu ketë apeluarmiqve të tij serbë që të mosluftojnë më për diçka të humbur. Për të mirën e tyre dhe rrugën drejt Europës së rajonit. Deklarata e lideritmalazez u festua nga mediat kryesore të Prishtinëssi pragmatike, me një respekt gati sakral ndaj vendit fqinj.

Edi Rama në Beograd foli më ashpër se Gjukanoviqi në favor të Kosovës.

Për Kosovën, e jo në emër të Kosovës.

E përsëris – për Kosovën, e jo në emër të Kosovës.

Për Kosovën mund të flasin të gjithë – miq e armiq, të afërt e të largët.

Askush nuk mund të jetë instancë ndalimi për dikë që të flasë për diçka.

Prandaj, janë absolutisht injorante dhe të palogjikshme kritikat ndaj Ramës (dhe secilit Ramë tjetër, siç do të thoshte vetë Rama) që të japë mendim për Kosovën.

Edhe më absurde bëhet akuza kur ke parasysh faktin se Edi Rama është kryeministër i një vendi të rajonit ku bën pjesë edhe Kosova.

Akuza tjetër ishte citimi i nobelistitIvoAndriq.

Nobelist jo për qëndrimet politike, por për letërsinë dhe artin. Dhe pikërisht nga korpusi i këtyre të fundit Ramacitoi një fjali që i përshtatej me fjalimin e tij.

Vërtet ka mundur edhe të mos e përmendte Andriqin. Nuk do t’ia shihnin për të madhe. Por, e përmendi.

Bëri akt antishqiptar me citimin? Jo. Ishte diplomatik.

Për Udhën e Kombit asnjë fjalë. Pra, për kontestin burimor ndërmjet “shqiptarëve përtej e andej Drinit”, siç e quajti Agolli shtetin kosovar para presidentit Thaçi.

Këto janë arsyet që tentohen të prezantohen gjatë rebelimit të një pjese të shqiptarëve të Kosovës kundër Tiranës zyrtare. E këto s’janë arsye fare. E fakte edhe më hiç.

Atëherë ku qëndron problemi?

Kosovarët ndonjëherë duket se mediaveserbe iu besojnë më shumë se të vetave.

Ndonëse mediat në Serbi synojnë me joprofesionalizëm të vazhdueshëm ta “zbërthejnë” domethënien e takimit në Beograd që nga ëndrrat e mundshme të Ramës e deri tek lulet e kollares.

Mediat në Prishtinë i transferojnë ato të dramatizuara për lexuesit e tyre. Nga ato vjen ideja se Ramapërfolet si mediator ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sa është e vërtetë kjo?

Dhe ja po të jetë e vërtetë: a ka më mirë se të kesh ndërmjetësues të tillë me një palë konflikti?

Por, këtë nuk do ta lejojnë BE dhe OKB edhe po deshën të gjitha palët për shkak të anësisë së Ramës në favor të Kosovës.

Një politikë ndryshe e Ramës tashmë jep konturat e saja: ai është më kategorik se çdo politikan tjetër para tij që mos i përzihet Kosovës në vendimet e saja.

Me kërkesën e vetë politikës së Kosovës.

Dhe kështu e kanë shtetet. Çdonjëra për vete.

Nga ana tjetër,kryeministri shqiptar ka nisur të realizojë politikën e tij të përforcimit të prezencës kulturore shqiptare në rajon nën timonin e tij.

Kjo do të thotë se Rama shfrytëzon programet për zhvillime rajonale dhe kulturoro-ekonomike të BE-së për t’i mobilizuar shqiptarët e gjitha vendeve në operim si sferë kulturore me kërkesat legjitime politike, sociale, politike. Pa Kosovën, natyrisht.

E cila, nëse jo sot,atëherë nesër do të ndihet e izoluar brenda politikës europiane.

E bën ky fakt nervoz Prishtinën?

Nga analiza e rebelimit që po ndodh nuk jepet asnjë shenjë që politika prishtinase ta ketë lexuar këtë strategji të Ramës: integrimin e kulturës duke përforcuar atë si faktor jo vetëm integrimi, por edhe vendosjeje brenda rajonit.

Prandaj, as ky s’mund të jetë burimi i «kryengritjes» për nga mendësia arkaike e disa ministrave kosovarë.

Çka atëherë?

Bindja është e thjeshtë:e gjithë kjo rezulton nga frika e konkurrencës.

Frika që në dialog, në ndonjë formë, të përfshihet edhe Tirana, gjë që për qeveritarët kosovarë do të thotë zbehje esë vetmes mundësi për të luajtur ndonjë rol në rajon.

Kjo frikënuk është racionale. Por, është frikë.

Gjithashtu është artificialitet. I skajshëm, pasi nuk ka asnjë bazë në realitet.

Rama bën politikën e shtetit të vet dhe për këtë nuk ka nevojë t’i kërkojë leje Prishtinës.

Ashtu siç Prishtina nuk i kërkonleje atij.

Krejt fer.

Tendenca e Prishtinës për t’ia mohuar të drejtën Shqipërisë që të flasë për Kosovën ka të bëjë me qëllimin e defaktorizimit të Tiranës. Por, ky qëndrim do të kthehet si bumerang.

Nëse zbehet ndikimi i Tiranës për Kosovën kjo gjë pashmangshmërisht çon në zbehjene ndikimit të Kosovës në Ballkan.

Koordinimi i interesave mes Kosovës dhe Shqipërisë i fuqizon të dyja vendet.

Interesat gjithshqiptare nuk rrezikohen nga Edi Rama, përkundrazi rrezikohen nga ata që për të njëjtat qëndrime të huajveu bëjnëmonumentin, e të vetët duan t’i pushkatojnë.

Edi Ramës i duhet ta durojë atë që gjithmonë u ka ndodhur shqiptarëve; që ngatërresave të shteteve fqinje, të cilat kanë qenë gjithmonë kërcënim për shqiptarët,t’ua shtojnë kaosin dhe kakofoninë e gjuhës vendore.

Në Kosovë dhe në Shqipëri.

Etiketa: Baton Haxhiu


Ju sugjerojmë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Moska e fantazmave të viteve 50 nuk është larg nesh!

Moska e fantazmave të viteve 50 nuk është larg nesh!

Publikon video për shëndetësinë, komentuesit e “kryqëzojnë”/ Rama i përgjigjet një më një në Facebook

Publikon video për shëndetësinë, komentuesit e “kryqëzojnë”/ Rama i përgjigjet një më një në Facebook

Nasho Jorgaqi në dosjen e Sigurimit të Shtetit për Bilal Xhaferrin

Nasho Jorgaqi në dosjen e Sigurimit të Shtetit për Bilal Xhaferrin
















TE FUNDIT

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com