Rajoni

E vërteta rreth dorëheqjes së kryeministrit Zaev


               Publikuar në : 16:45 - 18/10/19 |
el ida

Pavarsisht lajmeve që qarkulluan me shpejtësi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nuk ka dhënë dorëheqjen pas dështimit për marrjen e datës për hapjen e negociatave me BE-në.

Kryeministri Zaev ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë dhe ka mbledhur të gjithë formacionin e tij qeveritar, për të diskutuar për hapat që do të ndërmarrin pas dështimit për marrjen e datës.

Sipas Alsat.m, Zaev ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i ka kryer të gjitha obligimet dhe detyrat që BE-ja i ka caktuar për t’i dhënë datë për hapjen e bisedimeve.

Kreu i qeverisë ka thënë madje se kjo do të ishte demotivuese për shtetet tjera ballkanike, duke përmendur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe duke shtuar se Maqedonia sakrifikoi edhe emrin e saj, me të vetmin qëllim, që të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së./Opinion.al

Pas