TIRANE- Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar per ngjarjen ne kombinat.
Ja statusi i tij ne Facebook
Ne Tirane-Durres rendi i eshte besuar zyrtarisht Milit te Partise!
Dani u tregoi vet policise vendndodhjen e mjetit dhe kallashit te tij!
Te dashur miq, lidhur me luften mbreme te Altin Danit, lejtnantit kryesor te Milit te Partise, ne Kombinat, bresherite e tij kunder lokalit te nje pronari te llotarise sportive, me sa duket nje paralajmerim per shkak te nje gjobe, burime nga ministria e brendshme bejne me dije se policia kot po mburret se gjeti kallashin dhe mjetin e Altin Danit pas nje hetimi te imtesishem.
Kjo eshte nje genjeshter e mirefillte. Per vendndodhjen e mjetit dhe kallashit, policise i tregoji vete Dani me kusht qe ata te shpallin ate te dehur. Dhe keshtu u veprua.
Prej kohesh, ne thyrje te cdo ligji te vendit, Edvin Shullazi dhe Saje qorri, te tere banden e Milit te partise e kane shnderrur ne “bashkepunetore te fshete te policise”.
Keshtu, burime nga policia njoftojne se Dani, ne kerkim per krime te renda, u ndalua nga nje inspektor policie para dy javesh ne autostraden Tirane – Durres segmentin Marikaj. Rruges per ne Komisariatin e Durresit, Ardian Çipa, i cili se bashku me Saje Qorrin dhe Milin e Partise ne ate kohe po benin qitje ne nje poligon ne periferi te Tiranes, urdheron inspektorin per lirimin e menjehershen te Danit si njeri i tyre.
Oficeri i kerkon Çipes qe urdherin duhet t’ja japi drjetori i policise se qarkut te Durresit. Pas dy minutash, drejtor Perlati, qe numeron 3,2 milione euro ne banka, i perserit inspektorit urdherin e Çipes per lirimin e menjehershem te Danit dhe mos sjelljen e tij ne asnje menyre ne Komisariat.
Keshtu te dashur miq, ne Tirane dhe Durres rendi dhe siguria eshte ne pergjegjesine e larte te bandes se Milit te Partise me urdher te Emil Shulllazit! sb