Diskutimi i shqiptarëve që largohen drejt Britanisë së Madhe dhe angazhimi i tyre në të ashtuquajturat shtëpi bari është diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.
Por sa paguhen këta të rinj? Gazetari Julian Kasapi tha se sipas një mesazhi që i sollën nga Britania e Madhe, rroga mesatare shkon në 2500-3000 paund në muaj, ndërkohë që gazetarja Fatjona Mejdini tha se pagesat shkojnë deri në 6 mijë.
Gazetarja Mejdini tha gjithashtu se dikur ishin vietnamezët që kishin patur dominimin e shtëpive të barit, por tashmë janë shqiptarët që dominojnë duke I nxjerr nga tregu./Opinion.al