Rexhep Rapi, i njohur dhe si “Kep Rrapi” ishte arrestuar në mars 2023 në aeroportin “Nënë Tereza”me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai u ndalua teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. Ndaj tij Gjykata e Apelit e Genovas në Itali kishte vendosur dënimin me 7 vjet për për veprën penale “Organizimi i emigracionit të paligjshëm dhe I kishin mbetur për të vuajtur dhe 4 vite të tjera burg. Ndërkohë sot 60 vjeçari i njohuri si i forti i Durrësit u prangos në banesën e tij në Sukth me urdhër të SPAK. Mësohet se Kep Arapi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentativë për vrasjen e Xhevdet Plakut së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë. Dy vjet më parë, më 30 korrik të 2021, Rexhep Rapi u arrestua me armë në lokal.