Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E rrahën dhe i grabitën Benzin, dyshohet lidhja e vajzës me autorët

2018/01/07 at 12:17 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A

Policia e Korçës ka dhënë detaje të reja shtesë mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmë, ku një djalë që drejtonte një makinë tip Benz është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët më pas i morën edhe makinën. Policia thotë se ka qenë dy persona ata të cilët kanë dhunuar drejtuesin e mjetit, shtetasin D.A, 25 vjeç, banues në fshatin Burimas, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej në makinë me shtetasen E. G, 23 vjeçe, banuese në fshatin Pojan po të Korçës. Nga hetimet e para rezulton se autorët e ngjarjes kanë qenë dy. Njëri prej tyre nën kërcënimin e armës tip pistoletë, ka nxjerrë forcërisht nga mjeti drejtuesin e tij dhe më pas kanë marrë mjetin duke u larguar me shpejtësi.


Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, si edhe kontrollet e shumta të zonës, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) gëzhoja të kalibrit 7.62mm

Në lidhje me këtë ngjarje, janë angazhuar forca të shumta policie të cilat po vijojnë me krehjen e zonës dhe po punojnë për gjetjen e mjetit, identifikimin e kapjen e autorëve.

Sakaq, “oraneës” raporton se po hetohet roli i vajzës që ndodhej në makinë me djalin e ri dhe nëse ajo ka pasur njohje me autorët.

Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 06.01.2018 Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë vijuar me veprimet proceduriale hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur në lagjen nr 3, pranë vendit të quajtur “Depoja e ujit”, nga ku rezulton se :

Më datë 06.01.2018, dy persona ende të paidentifikuar, i janë afruar mjetit tip “Benz” me targa AA 875 II, të ndaluar në rrugë në pronësi të shtetasit D.A, 25 vjeç, banues në Burimas, i cili ndodhej brenda tij së bashku me shtetasen E.G, 23 vjeçe, banuese në Pojan.

Nga deklarimet e marra rezulton se njëri prej autorëve të ngjarjes nën kërcënimin e armës tip pistoletë, ka nxjerrë forcërisht nga mjeti drejtuesin e tij dhe më pas kanë marrë këtë të fundit duke u larguar me shpejtësi.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, si edhe kontrollet e shumta të zonës, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy)

gëzhoja të kalibrit 7.62mm

Në lidhje me këtë ngjarje, janë angazhuar forca të shumta policie të cilat po vijojnë me krehjen e zonës dhe po punojnë për gjetjen e mjetit, identifikimin e kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 140 e 25 të Kodit Penal.

Dhunuan keq korçarin dhe i morën Benz-in, policia vendos shpërblim: Kush jep informacione…

Policia e Korçës ka vene ne dispozicion shumën prej 200.000 lekësh të reja, për çdo shtetas (duke iu garantuar anonimatin) që mund të japë informacion të saktë mbi vendodhjen e një mjeti të grabitur diten e djeshme ne Korce, apo identitetin e personave qe u larguan me Benzin pasi dhunuan me mjete te forta shoferin e saj.

NJOFTIMI

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në vijim të hetimeve lidhur me zbardhjen e ngjarjes që ndodhi dje më datë 06.01.2018, ku nga persona ende të paidentifikuar në lagjen nr 3 Korçë, është vjedhur mjeti tip “Benz” me targa AA875II në pronësi të shtetasit D.A, vendos në dispozicion shumën prej 200.000 lek të reja, për çdo shtetas që mund të ketë informacion të saktë mbi vendodhjen e mjetit apo identitetin e personave.

Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të telefonojnë në numrat : 0694134733 ose 0694112291.

NGJARJA SIPAS POLICISE:

Më datë 06.01.2018, jemi njoftuar se rreth orës 20:30 në periferi të Korçës, në rrugën që të çon drejt Malit Moravë, dy persona të maskuar kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Burimas, i cili ndodhej brenda mjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 875 II, i shoqëruar me shtetasen E.G.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se personat pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, kanë marrë mjetin e këtij të fundit dhe janë larguar me shpejtësi.

Dy shtetasit e mësipërm, ndodhen në Komisariat ku po japin edhe deklaratat lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Etiketa: Benzi i grabiturPolicia e Korces


Ju sugjerojmë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

22 Nëntor, 2025 1:28 pm
Ilir Meta për “Opinion”: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës
Kronikë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja, Gjykata e Lartë rrëzon Metën

22 Nëntor, 2025 10:40 am
Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
Kronikë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

21 Nëntor, 2025 8:58 pm
Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja
Kronikë

Mashtrim me kriptomonedha/ I morën një shqiptari 10 mijë euro, arrestohen dy kinezët

21 Nëntor, 2025 12:43 pm
Shkatërrohet rrjeti kriminal i artefakteve, 35 të arrestuar. Hetime edhe në Shqipëri
Kronikë

Shkatërrohet rrjeti kriminal i artefakteve, 35 të arrestuar. Hetime edhe në Shqipëri

21 Nëntor, 2025 11:45 am
Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon
Kronikë

Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon

20 Nëntor, 2025 2:23 pm
Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë
Kronikë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë

20 Nëntor, 2025 12:30 pm
Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun
Kronikë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

20 Nëntor, 2025 11:24 am
Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
Kronikë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

19 Nëntor, 2025 8:47 pm
Para
Krishtlindjet/ Provokon prifti malazez në Shkodër: Kosova është Serbi

Krishtlindjet/ Provokon prifti malazez në Shkodër: Kosova është Serbi

Vajza nuk i flet me gojë pasi zbuloi se mamaja bënte seks me të dashurin e saj, ja rrëfimi i një gruaje

Vajza nuk i flet me gojë pasi zbuloi se mamaja bënte seks me të dashurin e saj, ja rrëfimi i një gruaje

“Le Temps”/ Lindja e Princit Leka, si u dha lajmi në median franceze

"Le Temps"/ Lindja e Princit Leka, si u dha lajmi në median franceze
















TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com