Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E PLOTE/ “Suksese në jetë!” Si e shkarkoi Beqaj me telefon drejtorin e ‘pabindur’

2016/11/17 at 9:52 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
E PLOTE/ “Suksese në jetë!” Si e shkarkoi Beqaj me telefon drejtorin e ‘pabindur’

Ministri i Shëndetetësisë Ilir Beqaj është vënë në qendër të një skandali mbrëmjen e djeshme. Përmes një audio-përgjimi, të transmetuar nga emisioni STOP në Tv Klan u mësua se si është shkarkuar me telefon drejtori i Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, Ndriçim Hajdarmataj. Siç kuptohet nga biseda mes ministrit dhe ish-drejtorit, debati ka lindur për mungesën e këtij të fundit në mbledhjen e PS në Tropojë. Ministri i kërkon llogari në telefon se pse nuk ishte në mbledhjen e partisë dhe në fund i thotë, madje i përsërit disa herë shprehjen: “Suksese në jetë!”. Pra la të kuptuar shkarkimin e tij nga detyra në administratë vetëm se nuk ishte në mbledhjen e partisë.


***

Historia nis në datën 31 Tetor 2016, ku në qytetin e Tropojës është zhvilluar një mbledhje asambleje e Partisë Socialiste dhe i pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Çlirim Hajdarmataj, Kryetar i degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Tropojës.

Por kjo mos prezencë i ka kushtuar jo pak Hajdarmatajt, pasi disa ditë më vonë, pikërisht në datën 7 Nëntor 2016, pas një urdhëri të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, z. Hajdarmataj është hequr nga puna.

Ai vendosi t’i drejtohej emisionit “STOP” për të treguar publikisht këtë rast absurd të largimit nga puna.

Në intervistën për emisionin investigativ ai shprehet: 

“Jam Çlirim Hajdarmataj nga Tropoja”.

Pse i jeni drejtuar emisionit “STOP”, cili është problemi juaj?

“Përgjatë tre viteve jam Kryetar i Degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të degës së Tropojës.

Papritur, pa asnjë lloj vërejtje, pa asnjë lloj këshille apo mase disiplinore, sot më komunikohet urdhëri i largimit nga puna, për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, më datë 7.11.2016.

Ky njoftim më ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ky shkarkim i menjëhershëm ka ndodhur, për një mbledhje partie që unë nuk kam shkuar, e kam pasur të pamundur, kam pasur arsye personale dhe nuk kam qenë në mbledhjen e partisë të asamblesë të rrethit Tropojë”.

Të Partisë Socialiste?

“Po, të Partisë Socialiste. Kjo është arsyeja e cila është shkelje flagrante dhe është një rast absurd, që të largohesh nga puna, se pse nuk erdhe në një mbledhje partie.”

Sipas një urdhëri të lëshuar më datë 4.11.2016 nga ana e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, pra nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Kujdesit Shëndetësor urdhërohet shkarkimi i menjëhershëm nga puna i zotit Çlirim Hajdarmataj:

“Z. Çlirim Hajdarmataj, aktualisht me detyrë Kryetar i Degës Tropojë pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Kukës, t’i ndërpriten marrëdhëniet e punës dhe financiare me Fondin, duke filluar nga data 07.11.2016.”

Por historia nuk përfundon me kaq.

Cila është arsyeja e vërtetë e largimit të tij nga puna? Ai ka komunikuar me Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili është i deleguari i Partisë Socialiste në Tropojë, ku gjatë bisedës, Ministri në fund shprehet se i uron gjithë të mirat në jetë, duke i lënë të kuptojë Çlirim Hajdarmatajt, që nuk do të jetë më pjesë e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të degës së Tropojës.

Biseda e zbardhur

Drejtori– Alo!
Ministri – Alo!
Drejtori – Po. Përshëndetje!
Ministri – …… ?
Drejtori – Po.
Ministri – Unë jam Ilir Beqaj.
Drejtori – Po. Po ministër!
Ministri – Pse s’erdhe sot në mbledhje në 10 e gjysmë?
Drejtori – Si?
Ministri – Nga ora 10 e gjysmë, pse nuk erdhe në mbledhje të Asamblesë të zgjeruar?
Drejtori – Nuk erdha në mbledhje të Asamblesë?
Ministri – Po.
Drejtori – Nuk munda të vij, pata probleme.
Ministri – Pse? Pse s’erdhe?
Drejtori – Pata arsye të miat, personale.
Ministri – Pse nuk më njoftove para mbledhjes, që nuk vij dot?
Drejtori – Si?
Ministri – Pse nuk më njoftove mua para mbledhjes, që nuk vij dot në mbledhje?
Drejtori – Po nuk kisha ndonjë pikë kontakti me juve z.Ministër. Nuk më keni njoftuar.
Ministri – Nuk e ndjeje, që duhet të vije sot në mbledhjen e Asamblesë?
Drejtori – Po nuk ë… Nuk kisha mundësi, që të tregoja ty. Mua më ka njoftuar ish-kryetari, që ka qenë ……………. dhe ato i kam njoftuar, që s’vij.

Ministri – Po pse më gënjen mua? Pse s’më njoftove që s’vij?
Drejtori – Po si të të njoftoj unë ty? Se s’kisha si të njoftoja. Për çfarë me të njoftuar?
Ministri – Si jo? Jam i deleguari. Ti e di, që jam i deleguari i partisë.
Drejtori – E di. E di unë, që je i deleguari, po s’kisha si të njoftoja.
Ministri – Po pra!
Drejtori – Ti nuk më njoftove.
Ministri -……..
Drejtori – Ti z.Ministër nuk më njoftove për mbledhje! Nuk e mendova, që mund të njoftoja ty.
Ministri – Mirë, dakord. Hajde! Të uroj suksese në jetë atëhere!

Drejtori – Z. Ministër!
Ministri – Urdhëro!
Drejtori – Po, ne jemi bashkë për një qëllim, për Partinë Socialiste?
Ministri – Unë po të them, të uroj suksese në jetë!
Drejtori – Si në jetë o? Ç’a është kjo? Se s’e kuptoj për ç’a po më thua kështu?
Ministri – Kuptoje si të duash!
Drejtori – Si kuptoje si të duash? O z.ministër…
Ministri – Si të duash. Si të duash.
Drejtori – Z.Ministër, ne jemi njerëz të sakrificës, që ia kemi bërë 8 vjet mundin Partisë Socialiste në Tropojë.
Ministri – Je…
Drejtori – Në kushte të Sali Berishës z. Ministër.
Ministri – Je njeri i përgjegjshëm, e kupton.
Drejtori – Unë jam shumë i përgjegjshëm dhe jam njeri shumë me parime. Jam njeri shumë i drejtë, por ia kemi bërë mundin e djersën Partisë Socialiste. Dhe jo me ardhë njerëz, njerëz, që na kanë sulmuar me armë. Na kanë sulmuar me armë në kohën e… kur kemi qenë ne në pushtet në 2000. Dhe janë dhe të filmuara z.Ministër.

Ministri – Po ta përsëris, të uroj suksese në jetë!
Drejtori – Z. Ministër, po nuk është…, nuk po më vjen mirë me ma thënë, se ne jemi bashkë për një qëllim.
Ministri – Kurse mua më vjen shumë më keq, që ti s’ke njoftuar, që s’vjen dot në mbledhje.
Drejtori – Unë të kam njoftuar. Të kam hyrë në zyrë edhe të kam thënë dhe ta kam çuar dhe email -in. Dhe firmën e 40 personave.
Ministri – Dhe unë të kam thënë, më vjen shumë keq, që pse s’më njoftove, që s’vij dot në mbledhje.
Drejtori – Po une të kam thënë më, ta kemi çuar email -in. Unë të kam takuar, unë jam shumë serioz mo burrë. Unë të kam ardhë, të kam takuar në zyrë o z.Ministër. Unë të kam sqaruar z. Ministër, të kam sqaruar, të kam ardhë në zyrë.

Ministri – Unë për fatin tënd të keq, për fatin tënd të keq…
Drejtori – Po, po. Alo!
Ministri – Unë për fatin tënd të keq kam dy marrëdhënie me ty: edhe i deleguar edhe ministri. Apo jo? Për shumicën e njerëzve jam thjeshtë si i deleguar, për ty jam dhe ministër.
Drejtori – Po je dhe ministër dhe unë të respektoj 100% dhe Partinë Socialiste nuk e devijoj asnjë minutë, Partinë Socialiste.
Ministri – Po të më respektoje mua…
Drejtori – As statusin. Unë të respektoj ty dhe të kam ardhur të kam kërkuar. T’u kam lutur njëherë si njeri, t’u kam lutur si anëtar partie.
Ministri – Edhe njëherë, mund të më thoje për arsye, që s’ti them dot, sot nuk vij dot. Kaq doja prej teje unë. Nuk vij dot.
Drejtori – Nuk e pashë të arsyeshme, se do të kisha njoftuar. Unë të kam ardhur, të kam… në zyrë.
Ministri – A, pikërisht!
Drejtori – Unë ta kam çuar email -in e arsyes që…
Ministri – Pikërisht pra, m.q.s. e thua vetë, që nuk e shef të arsyeshme, duket se gënjen. Hajde mirupafshim!

 



Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

18 Korrik, 2026 1:43 pm
Para
Video/ NBA: Cleveland dhe San Antonio pësojnë humbje

Video/ NBA: Cleveland dhe San Antonio pësojnë humbje

Eliminimi nga Kupa, Starova: Lojtarët do mbajnë përgjegjësi

Eliminimi nga Kupa, Starova: Lojtarët do mbajnë përgjegjësi

Foto/ Aksident në autostradë, përplasen tre makina

Foto/ Aksident në autostradë, përplasen tre makina
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}