Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E plotë/ Kush mbetet në garë për Kryeprokuror, dhe pse u skualifikuan 4 kandidatë

2017/12/15 at 6:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
E plotë/ Kush mbetet në garë për Kryeprokuror, dhe pse u skualifikuan 4 kandidatë

Tre nga 7 kandidatë vazhdojnë garën për Kryeprokuror të Përkohshëm. Raporti i Komisionit të Ligjeve është firmosur nga kryetari Ulsi Manja dhe relatori Bledi Çuçi.

Tre garuesit janë: Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani. Më herët në media u fol se për Arta Markun po lobon Ulsi Manja ndërsa për Ferdinand Elezin lobon Vangjush Dako. Ndërsa Ermira Tafani thuhet se ka mbështetjen e Taulant Ballës. Këto tre emra i kalojnë Parlamentit për votim të hënën, më 18 Dhjetor. Mazhoranca do të jetë e vetme në zgjedhjen e kreut të akuzës, pasi opozita e ka bojkotuar këtë proçes.

Të skualifikuarit nga gara janë: Arqile Koca, Artur Selmani, Besnik Muci dhe Granit Shahu.

Në raportin e detajuar të Komisionit të Ligjeve shkruhet:

Arta Marku; Përmbush kushtet dhe kriteret ligjore të përcaktuara në Kushtetutë. Eshtë emëruar si Prokurore pas Magjistraturës. Plotëson kushtet dhe kriteret ligjore që përcaktohen në nenin 23 të Ligjit të Prokurorisë për figurën morale dhe profesionale të kandidatit. Sa i takon vlerësimit profesional rezulton se ka marrë vlerësimin ‘shumë mirë’. Ka ushtruar funksionin si zv.drejtues të Prokurorisë së Shkodrës.

Ferdinand Elezi; Plotëson kushtet dhe kriteret ligjore që parashikohen në Kushtetutë si dhe ato në Ligjin e Prokurorisë lidhur me integritetin moral dhe profesional. Plotëson edhe kërkesat e ligjit sa i përket të shkuarës në komunizëm, nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor, apo i favorizuar si Sigurimit të Shtetit.

Ermira Tafani; Përmbush kushtet dhe kriteret ligjore lidhur me integritetin moral dhe profesional. I plotëson edhe kërkesat ligjore që vijnë nga ligji për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen në funksione publike. Nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor, apo i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit.

***

Arqile Koca; Plotëson kushtin 15 vjet jurist. Plotëson edhe kushtet e parashikuara në ligjin e Prokurorisë lidhur me integritetin moral dhe professional. Nuk ka gradë shkencore në Drejtësi.

Artur Selmani; Përmbush kushtin formal të jo më pak se 15 vjet përvojë pune si prokuror. Plotëson pjesërisht kushtet që lidhen me kriterin moral dhe profesional të kandidatit. Duhet të shihni shkresën e ILDKP-së. Ky kandidat plotëson kërkesat e ligjit sa i përket të shkuarës në komunizëm. Ka një masë disiplinore si dhe nuk ka gradën shkencore në drejtësi.

Besnik Muci; Plotëson kushtet dhe kriteret ligjore lidhur me integritetin moral dhe professional. Nuk përmbush kushtin për vjetërsinë në punë, 15 vjet përvojë pune. Sic e ka thënë edhe në CV e tij rezulton se ka 14 vjet si prokuror.

Granit Shahu; Nuk përmbush kushtin e vjetërsisë, pra nuk ka 15 vjet përvojë pune si prokuror. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore sa i përket integritetit moral dhe profesional.

Etiketa: arta markuermira tafaniferdinand eleziGarakryeprokuror

Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

20 Tetor, 2025 11:24 pm
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
Aktualitet

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

20 Tetor, 2025 11:07 pm
Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
-U tha në Opinion

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

20 Tetor, 2025 11:02 pm
Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
Emisionet

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

20 Tetor, 2025 10:45 pm
“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali
Kronikë

“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali

20 Tetor, 2025 6:34 pm
Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional
Aktualitet

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional

20 Tetor, 2025 2:55 pm
Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

20 Tetor, 2025 2:52 pm
Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
Kryesore

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

20 Tetor, 2025 1:20 pm
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

20 Tetor, 2025 12:21 pm
Para
Video Opinion/ Vendimi i Trump për Jeruzalemin, konflikt apo paqe?

Video Opinion/ Vendimi i Trump për Jeruzalemin, konflikt apo paqe?

Video Opinion/ Saimir Tahiri pa pasaporte!

Video Opinion/ Saimir Tahiri pa pasaporte!

“Kam fjetur me tre nga vajzat e grupit Spice Girls”

“Kam fjetur me tre nga vajzat e grupit Spice Girls”

TE FUNDIT

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
20 Tetor, 2025

Valentina Markut, shqiptarja që po promovon mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka folur në...

Lexo më shumë

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
20 Tetor, 2025

Abu Dhabi po kthehet në një qendër të rëndësishme për investime, inovacion dhe zhvillim ekonomik — dhe në këtë skenë...

Lexo më shumë

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
20 Tetor, 2025

Aeroporti i Vlorës, është kthyer në një “shënjestër” mes aksionerëve për shkak të konflikteve midis tyre. Gazetari Berat Buzhali, i...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
20 Tetor, 2025

Më 6 qershor të vitit 2021 qeveria shqiptare miratoi koncesionin për Aeroportin e Vlorës, një vepër e shumëpitur, si porta e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com