Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Plotë/ Dje në Opinion, zgjedhjet në Maqedoni, shqiptarët dhe islamizmi…

2016/12/06 at 11:43 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video-Opinion/ Buzhala: Partia BESA ka lidhje me Davutoglu

Emisioni Opinion në TV Klan ka pasur si temë të mbrëmjes, zgjedhjet në Maqedoni, shqiptarët dhe islamizmi. I ftuar në studio, Idaver Sherifi, drejtues i portalit Albeu, ka theksuar se gara politike në Maqedoni është mes koalicioneve kryesore, VMRO në pushtet dhe LDSM në opozitë.

Sherifi theksoi se pavarësisht optimizmit në opozitë, duket mjaft e vështirë që opozita maqedonase të arrijë të përmbysë Gruevskin. Ai tha se çelësi i suksesit të Gruevskit është tek pjesa nacionaliste, i cili përdor një retorikë maqedonase të mirëfilltë, por është edhe ana ekonomike.

Sherifi, bëri me dije, se ana ekonomike ka më peshë se e para, por ai ka arritur mjaft mirë të realizojë një miks mes këtyre dy fushave.

Gazetari Berat Buzhala, i pyetur nga drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu në lidhje me subjektin politik shqiptar në Maqedoni, BESA, nëse përfaqëson një rrymë islamike, apo janë thjesht akuza politike që vinë nga kundërshtarët?

Buzhala ka theksuar se akuzat për lidhje me islamizmin të kësaj partie qëndrojnë, për faktin, se përgjatë fushatës së tyre, lidhja me Zotin ka zënë një vend qëndror, si dhe pastërtia morale e njerëzve, pra retorika e kësaj partie është religjoze.

Ndër të tjera, ai bëri me dije se subjekti politik BESA ka arritur të ketë një lidhje me kryeministrin turk, Davutoglu përmes një shtëpie botuese “Logos A”, kjo shtëpi botuese, ka raporte shumë të ngushta me Davutoglu, si dhe me partinë BESA.

Buzhala është ndalur, ndër të tjera, në faktin e fuqizimit të interesave turke në rajon, nëpërmjet shtrirjes së saj ekonomike.

Ai tha se Truqia ka blerë asetet tona me një çmim simbolik, sikur ndodhi me blerjen e aeroportit.

“Qeveria turke ka arrit me fut nënkontroll edhe Preshevën përmes kryetarit që është zgjedhur atje. Turqia ka një politikë për të shtrirë ndikimin e vet nëpërmjet ekonomisë në të gjitha zonat ku ka pas shtrirje Perandoria Osmane. Interesi i tyre është jetik, që Turqia të ketë një rol dominant në Ballkan, pak a shumë, kjo është loja që po luhet”.

Ilir Kulla, studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ka theksuar se në Maqedoni ka elektorat me orientim fetar. Kulla, bëri me dije, se të gjitha partitë politike e kanë shfrytëzuar këtë elektorat me orientim të tillë, për një arsye dhe herë për një tjetër.

Madje, Turqia në Maqedoni, u shpreh Kulla, ka luajtur shumë edhe me qeverinë maqedonase. Gruevski dhe Erdogani kanë marrëdhënie të shkëlqyera.

Ndërsa, analisti Artur Zheji në lidhje me Erdoganin, ka theksuar se do të ndërtojë një lloj komuluelthi ballkanik, Turqia është një vend me 100 milion banorë, me një produkt të brendshëm shumë të zhvilluar.

Këtu flasim edhe për ambicien e Erdogan që është e madhe dhe gjithsesi mendoj që është në prezencë të Turqisë të shtrihet në ato vende ku ka patur prezencë perandorake dhe komunitete të ndryshme myslimane dhe me  këtë i bënë edhe presion Europës”, është shprehur Zheji.

Ndër të tjera, Zheji ka theksuar në Opinion se mbështetja turke ndaj shtetit shqiptar, i ka dhënë një rol më të fortë në Ballkan. Por që kjo ide e tij, ka hasur në shumë kundërshtime nga të pranishmit. Një prej tyre, studiuesi Ilir Kulla, ka theksuar se kriza e Maqedonisë ka ngelur në tre pika.

Kulla tha, se e para, është Turqia në NATO e cila ka ngel që në vitin 2006, sot Turqia është aleat kryesor i Rusisë, si dhe është kundër zgjerimit të NATO-s.

Sipas tij, e dyta, është fraksionimi i votës së shqiptarëve, e cila do t’i cënojë ata. Interesat e shqiptarëve në Maqedoni nuk pajtohen me atë plan strategjik që ka Turqia. Shqiptarët e Maqedonisë kanë vetëm një interes të madh, të ndërtohet Maqedonia e madhe.

Në debat ka ndërhyrë edhe gazetari Fahri Balliu, i cili i kujtuar Zhejit, se ajo Turqi që përmend, është një Turqi tjetër.

“Ajo që është në NATO dhe ata ushtarët që thua ti, asaj nuk ka se çfarë i bën, por ai do t’i heqë që nesër mbrëma, por nuk mundet dot”.

Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Ka një arsye të fortë pse kjo nënë është shumë e lidhur me kukullën

Ka një arsye të fortë pse kjo nënë është shumë e lidhur me kukullën

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi 7 dhjetor 2016

Aktivisti kishte shkuar të ndihmonte për përmbytjet, Romi e plagos

Sherri për pronën, vëllai plagos rëndë vëllanë

TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com