Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Plotë/ Dje në Opinion, provokimi i kryeministrit Rama në mediat greke

2016/11/23 at 12:53 AM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
E Plotë/ Dje në Opinion, provokimi i kryeministrit Rama në mediat greke

Emisioni Opinion në TV Klan, mbrëmjen e djeshme, kishte si temë provokimin e kryeministrit Rama në mediat greke. Në lidhje me këtë fakt, analisti Preç Zogaj ka theksuar se Greqia në lidhje me retorikën e saj për çështjen çame, ka bërë hapa prapa.


Zogaj tha se para 15 viteve, autoritetet e qeverisë greke, kanë folur për kompensim financiar, jo për rikthim. Ndërsa sot, nuk flitet, as për kompensim financiar dhe as për rikthim. Ai tha se në qeverinë Tsipras, është përkeqësuar akoma edhe më shumë gjendja në lidhje me këtë aspiratë; qoftë të komunitetit çam në Shqipëri, qoftë politikës zyrtare dhe të shoqërisë shqiptare.

Ndër të tjera, Zogaj, bëri me dije se kemi edhe raste kur gra të moshuara duan të shkojnë në Çamëri, megjithëse kanë pasaportë shqiptare dhe gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, kthehen dhe u bëhen edhe shenja në pasaportë. Sipas tij, kjo nuk e nderon një vend demokratik si Greqia.

“Qeveritë nuk janë për të bërë listën e problemeve, nuk votohen, për këtë. Ka plot organizata, institucione, individë, zëra, tribuna dhe aula që bëjnë listën e problemeve mes vendeve. Qeveritë janë për të zgjidhur problemet, në këtë rast, nga kryeministri i Shqipërisë, shqiptarët presin se çfarë ka bërë qeveria jonë për të avancuar qoftë një hap, dy hapa të çështjeve. Ku ka ngecur, a ka negocim, a ka negociata. Kryeministri nuk mund të vihet në rolin e çfarëdo individi, për të bërë një retorikë nacionaliste në kafe. Fakti që komunikon me qeverinë greke përmes një televizioni e çmoj shumë si kanal komunikimi edhe median, por në rastin konkret jemi në të vetmin kanal komunikimi që kryeministri ka me Athinën. Dhe fakti që transmetohet si asnjëherë tjetër si intervistë nga mediat tona, tregon se këtu ka një problem të madh”, tha Zogaj.

Mentor Nazarko ka shprehur qëndrimin e tij ku ka thënë se kjo gjuhë e kryeminisrtit Rama e përdorur ndaj Greqisë është tipike e tij. Më tej, Nazarko shprehet se më intervistën e dhënë ditën e djeshme në televizionin grekë Rama ka shkaktuar ashtu si edhe në Serbi një shok kulturor siç edhe e konsideron Nazarko, shkruan Opinion.al.

“E ka zgjedhur këtë mënyrë me një gazetarë nga më të mirët në Greqi, ndoshta njohës i shkëlqyer i madhënieve Shqipëri Greqi,unë mendoj që po bën të njejtën gjë si edhe me Serbin. Ka tentuar të bëj një lloj shoku kulturor. Pra të ballafaqoj opinionin publik grekë me listën e plotë që ka mes dy vendeve.

Ne nuk mund ta shohim në mënyrë kritike Ramën, në momentin kur opinioni publikë në mënyrë unanime, për herë të parë kanë vlerësuar mënyrënn e moderuar me të cilën Rama i është drejtuar  këtij opinioni.

Unë mendoj që qeveria greke e ka vlerësuar pozitivisht dhe ka induktuar në opinionin publik shenja pajtimi. Rama është duke tërhequr karrocën e problemeve të historisë, të të sotmes edhe të së ardhmes. Duke tentuar që ta zgjidhi në paketë, pra gjithë problemt njëherësh” është shprehur Nazarko.

Çështja çame

Analisti Preç Zogaj është ndalur përgjatë emisionit Opinion gjatë në analizën e çështjes çame dhe dilemat apo zgjidhjet që duhet të dalin në pah si fryt i bashkëpunimit mes palëve.

Zogaj ka theksuar se nuk e sheh kryeministrin Rama nën optikën e Tsipras apo të ministrit të Jashtëm. Ai tha se retorika nuk ka prodhuar kurrë zgjidhje, ne duhet të kërkojmë diplomaci dhe jo ekstravagancë.

Zogaj bëri me dije se diplomacia nuk është tradicionale negative, ajo është vlerë kur është pikërisht tradicionale. Sipas tij, zgjedhje ka Shqipëria, por kjo tregon një ekstravagancë që ka një prerje të papërgjegjshme, qoftë në plan afatgjatë dhe qoftë në plan afatshkurtër.

Për t’u rikthyer edhe njëherë tek çështja çame, Zogaj, bëri me dije se nuk mund t’i japë përgjigje një kryeministër, ne duhet të kemi një strategji kombëtare.

Ndër të tjera, ai tha, se jam i interesuar në politikë dhe në diplomaci të klasit të parë, Shqipëria të avancojë çështjen e zgjidhjes çame në bashkëpunim me Athinën dhe në bashkëpunim me Uashingtonin, në bashkëpunim me Brukselin.

Sipas Zogajt, kjo kërkon një politikë të hollë, kjo gjë kërkon profesionistë.

Ai tha se kjo qasje, nuk do zgjidhet, do bëhet një lojë politike për votat, por kjo nuk zgjidhet kështu.

Protesta për shëmbjet e ndërtesave në Himarë

Në lidhje me çështjen e Himarës, Preç Zogaj ka theksuar se qeveria nuk e ka problemin me Greqinë. Zogaj tha se jam i habitur se si ka mundësi kjo çështje ka pasur një sensibilitet kaq të madh, të shtuar. Ai, bëri me dije, se qeveria jonë e ka problemin me një pjesë të komunitetit në Himarë që proteston kundër shëmbjeve.

Sipas tij, ky është një problem ende i gjallë dhe akoma i pazgjidhur, i patrajtuar pasi njerëzit kanë nevojë të dëgjohen. Zogaj tha se në demokraci prova është të dëgjohen ata që kanë mendim kundër.

Ndër të tjera, ai theksoi se e përjashtoi atë që thonë se Shqipëria përdor metoda të tilla për të provokuar, një palë tjetër. Zogaj tha se kjo mund të jetë një koinçidencë, nëqoftë se disa njerëz aty kanë një festë fetare, ata janë në të drejtën e tyre të lëndohen dhe të bëjnë edhe lidhje të shkurtëra.

“Unë përjashtoj, se pala shqiptare ka shfrytëzuar ditën e festës fetare që është e ndjeshme për komunitetin, të ndërmarrë një akt të tillë”, tha Zogaj.

Varrezat greke në Shqipëri

Analisti Mentor Nazarko, në lidhje me debatin e varrezave greke në Shqipëri, ka theksuar se Rama trashëgoi një marrëveshje për varrezat, e cila është absurde në thelb. Nazarko tha se sipas konceptit grek, meqë e pranoi qeveria paraardhëse, duhet që e gjithë Shqipëria e Jugut të mbushet me varreza, kudo ku ata pretendojnë. Ai, bëri me dije, se grekët pretendojnë të gërmojnë në 600 vende, kjo do kryhet në gjithë Shqipërinë e Jugut. Nazarko tha se ata pretendojnë se janë vrarë 12 mijë grekë.

“Kjo qeveri po mundohet se këtë gjë, ta rregullojë nëpërmjet certifikimit të eshtrave. Kjo është arsyeja pse grekët reagojnë, pasi certifikimi, d.m.th, identifikimi i tyre merr shumë kohë. Dhe gjithë ai plani që kanë patur grekët për të ngritur varreza brenda një periudhe të caktuar duket e dështuar”, tha Nazarko.

Ndërsa, Preç Zogaj, ka renditur disa nga gabimet e kryeministrit Rama lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, shkruan opinion.al. Me tej, ai ka dhënë edhe një formë zgjidhje për problemin e varrezave. Veç të tjerash, Zogaj deklaron, se që të ketë një zgjidhje të problemeve, ato duhen trajtuar si një paketë.

“Qeveria jonë aktuale duhet t’u referohet disa praktikave për të zgjidhur situatën. Ajo që kërcetë është kjo mania e vitit 0, sikur më parë ska ndodh asgje dhe të gjitha fillojnë sot. Mirpo viti 0 të lë në vitin 0, sepse Ramën e tradhton pak teksti, kur thotë që këto probleme janë trajtuar dhe kanë patuar mirëkuptim nga Samars, por jo nga Tsipras. Pra qeveritë e mëparshme kanë qënë më të hapura ndaj këtyre problemeve. Qeveria Tsipras edhe pse e majtë kanë problme dhe janë në krizë me qeverinë Rama.

Këtu kemi dështim të diplomacisë. Mundet që qeveria të ketë marr një vendim që me Greqinë 0 mardhënie derisa të zgjidhen 1, 2, 3 probleme, edhe kjo mund të jetë një qasje, por duhet ndarë me opozitën, pasi është çështje madhore. Nëse ka një vendim të tillë.

Në lidhje me varrezat është një temë e ndjeshme. Një zgjidhje mund të jetë ku tu thotë: Ne pranojmë varrezat e ushtarëve grkë dhe  ju pranoni varrezat e çamëve që janë vrarë në luftë kundër nazizmit . Por Rama e lë kështu sepse nuk është i qartë. Sepse do ta mbajë çdo gjë në nivelin e retorikës”, është shprehur Preç Zogaj i ftuar në emisionin Opinion.

 



Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Dy aksidente me dy të plagosur rëndë në Lushnje

Aksident me vdekje, makina perplas këmbësorin tek rruga e Rinasit

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi 23 nëntor 2016

Moti/Vazhdojnë ditët me diell edhe në vjeshtë, ja temperaturat në fundjavë

Parashikimi i motit për sot, 23 nëntor 2016
















TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com