Refuzojnë të dalin nga hoteli ku ndodhen prej të dielës së kaluar, në kryeqytetin Abuja. Kjo është mënyra që futbollistet e Nigerisë kanë zgjedhur për të protestuar sepse Fedearata nuk i ka dhënë shpërblimet e premtuara pas fitores së trofeut të tetë të Kupës së Afrikës, një rekord, i arritur gjashtë ditë më parë pasi kanë mundur në finale 1-0 Kamerunin. Atletet i kanë kërkuar Federatës derdhjen e 16.500 dollarëve për kokë (15.600 euro) siç parashikohej në rastin e fitores së turneut kontinental. Jo vetëm. Futbollistet janë ankuar edhe për mungesën e pagimit për kompeticione të tjera, si kualifikimi në Lojërat e Rios. “Ata duan që të largohemi nga hoteli, por ne jemi të sigurta se këto para do të zhduken në momentin kur ne të largohemi prej këtu. E dinë ata dhe e dimë ne, për këtë arsye nuk lëvizim”, ka thënë një nga vajzat, që ka preferuar të ruajë anonimitetin. Ndihmës trajneria Osinachi Ohale është indinjuar për fjalimin që presidenti i Federatës, Amaju Pinnick, i ka mbajtur lojtareve. “Na ka thënë disa gjëra që na kanë acaruar, sepse ka thënë se nëse vazhdojmë të çnderojmë Nigerinë, do të jetë i detyruar të informojë edhe klubet tona për këtë”.
“Ata duan që të largohemi nga hoteli, por ne jemi të sigurta se këto para do të zhduken në momentin kur ne të largohemi prej këtu. E dinë ata dhe e dimë ne, për këtë arsye nuk lëvizim”, ka thënë një nga vajzat, që ka preferuar të ruajë anonimitetin. Ndihmës trajneria Osinachi Ohale është indinjuar për fjalimin që presidenti i Federatës, Amaju Pinnick, i ka mbajtur lojtareve. “Na ka thënë disa gjëra që na kanë acaruar, sepse ka thënë se nëse vazhdojmë të çnderojmë Nigerinë, do të jetë i detyruar të informojë edhe klubet tona për këtë”.