Në një kohë që burgjet në vendin tonë janë të mbushura me të burgosur, ne shqiptarët e kemi gjetur zgjidhjen.
Ne nuk mund të durojmë dot pa u futur në burg dhe fillojmë të mendojmë zgjidhjet.
Të presim të lirohet ndonjë vend apo të hapim burgje të reja? Dikush mund të thotë që pse nuk shkojmë në burgjet fqinje.
Sigurisht kjo është ideja më e mirë dhe duket se shqiptarët po e realizojnë këtë ide.
Ministria e Brendshme Italiane ka publikuar të dhënat e fundit mbi numrin e të burgosurve me kombësi të huaj në Itali.
Sipas statistikave 2478 shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet e Italisë, 2446 prej tyre janë meshkuj e 32 femra, raporton jeta osh qef.
18.074 është numri i përgjithshëm i të burgosurve me kombësi të huaj që vuajnë dënimin në burgjet italiane. Numrin më të lartë të tyre e përbëjnë të burgosurit me origjinë nga Maroku me 17.1 % , në vend të dytë ata me origjinë rumune me 15. 8% e pas tyre të burgosurit shqiptarë me 13,7 %.