Duket e pabesueshme në rrethana normale, por jo kur i ndodh një emiri. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur midis natës së 25-26 dhjetorit. Një flotë me nëntë avionë të familjes mbretërore të Katarit ka “pushtuar” aeroportin e Zurihut gjatë kësaj mbrëmje. Uljet e emergjencës, midis të cilave një Airbus, në një aeroport që është i mbyllur gjatë natës për të mos shqetësuar qytetarët, sigurisht që nuk mund të kalonte pa lajm. Por e përditshmja në gjuhën gjermane Tages-Anzeiger ka zbuluar se në një nga fluturuesit udhëtonte ish-emiri i Katarit, 74 vjeçari Hamad bin Khalifa Al Thani që kishte thyer njërën këmbë gjatë qëndrimit në një resortin skiistik të Marokut dhe duhej të operohej me urgjencë në vendin helvetik.