Prifiti katolik, Dom Gjergj Meta, ka bërë një premtim të pazakontë për miqtë e tij në facebook. Me të mbaruar pjesa e parë e ndeshjes, Francë-Shqipëri në Valedrome të Marsejës, Meta ka premtuar se do të qethë flokët zero.
“I frymëzuar nga Edi Oga premtoj solemnisht se po fituam do të qethem 0”, shkruan ai.
Shqipëria ka zhvilluar një lojë vërtet fantastike në 45 minutëshin e parë dhe fitorja deri më tani nuk duket e pamundur.