Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E kthyen opozitën në OJQ”, Kryemadhi reagon pas deklaratës së Metës

2019/11/15 at 6:43 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“E kthyen opozitën në OJQ”, Kryemadhi reagon pas deklaratës së Metës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se opozita u largua nga Kuvendi duke bërë kryeministrin Rama më të fortë, ndërsa vet është shndërruar në një OJQ.

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, Kryemadhi është shprehur se opozita është detyruar të shkojë drejt vendimit ekstrem për t’u larguar nga Kuvendi. Ndërkohë, kryetarja e LSI, shtoi se në politikën shqiptare ekzistojnë edhe faktorë antishqiptarë.

 “Opozita është dëmtuar, sepse u detyrua të shkojë drejt ekstremiteteve për shkak të kapjes së shtetit nga bandat e Rilindjes. Edi Rama ka kapur shtetin, duke e dërguar vendin në një gjendje të rëndë, ku gjendemi përballë stabilitetit, ndërkohë që kemi grupe të mëdha zhvillore ekonomike, që shpesh herë janë antishqiptare dhe anti-stabilitetit të rajonit. Ne po punojmë me partnerët tanë për Reformën Zgjedhore, në mënyrë të pavarur. Diskutimi i Reformës zgjedhore duhet të jetë i të gjitha partive, i gjithë shoqërisë civile, asaj që përballet me vështirësi të mëdha. Kriza politike në Shqipëri zgjidhet me anë të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot problemi më i madh janë që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Ngritja e Kushtetueses, ajo do të ç’bllokonte ngërçin politik”, deklaroi Kryemadhi.

Çfarë tha Meta në Opinion

Ilir Meta: Presidenti është i popullit.

Blendi Fevziu: I zgjedhur nga Kuvendi?

Ilir Meta: Po, por është i popullit, nuk është as i PS as i LSI, as i PD dhe askujt.

Blendi Fevziu: Ata pretendojnë se je i LSI dhe i PD.

Ilir Meta: PD dhe LSI janë shumë më pranë qeverisë se presidenti, po ta sqaroj unë.

Blendi Fevziu: Si pranë qeverisë?

Ilir Meta: Me veprimet që kanë bërë, jo ik nga parlamenti jo ik andej ik këtej, ato i kanë shërbyer kapjes së shtetit. I kanë lënë njerëzit pa mbrojtje, i kanë nxjerrë njerëzit kot më kot në rrugë, e kanë kthyer opozitën në OJQ. E kanë lënë dhe presidentin, jo Ilir Metën, të ekspozuar nga një bandë atje, ku 180 e ca njerëz kanë dhënë dorëheqjen dhe kanë hyrë ca fundi i fundit të listave dhe i bëjnë gjyqin presidentit. Këtë nuk e ka bërë vetëm Rama, e kanë bërë dhe këta që ranë pre provokimit të tij.

Blendi Fevziu: Ju s’mund të jeni trim në luftë.

Ilir Meta: Une s’jam vetëm, jam i popullit shqiptar dhe kur të vij momenti do i flas hapur popullit shqiptar, siç flas unë. Një deklaratë bëra në Pogradec, vetëm fare dhe nuk mblodha 10 mijë veta, vetëm fare dhe e dhanë 1000 media botërore, kështu që të kenë kujdes.

Blendi Fevziu: Ky është kërcënim ndaj mazhorancës?

Ilir Meta: Jo, jo kjo është një deklaratë besnikërie ndaj popullit shqiptar./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
Bota

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

20 Nëntor, 2025 9:16 pm
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
Sport

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 Nëntor, 2025 8:31 pm
Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Bota

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

20 Nëntor, 2025 7:30 pm
Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Aktualitet

Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 2025 7:19 pm
Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati
Aktualitet

Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati

20 Nëntor, 2025 7:15 pm
Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë
Sport

Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë

20 Nëntor, 2025 6:49 pm
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Politikë

GJKKO e pezulloi nga detyra, Berisha për Ballukun: Ma thanë, por nuk e besova

20 Nëntor, 2025 6:35 pm
SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

20 Nëntor, 2025 6:33 pm
Para
Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën një person

Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën një person

“Kushtetuesja”/ Basha: Teatër 3-ditor, Rama synon të kap drejtësinë

“Kushtetuesja”/ Basha: Teatër 3-ditor, Rama synon të kap drejtësinë

Gjykata Kushtetuese/ Basha tregon zgjidhjen: Vetëm nëse zhvillojmë…

Gjykata Kushtetuese/ Basha tregon zgjidhjen: Vetëm nëse zhvillojmë...

TE FUNDIT

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
20 Nëntor, 2025

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë...

Lexo më shumë

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
20 Nëntor, 2025

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
20 Nëntor, 2025

Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael...

Lexo më shumë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë. Ndërsa zv.kryeministrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com