Ndërsa deputeti i PD, Ervin Salianji po mbante fjalën e tij në foltore janë fikur dritat e Kuvendit. Pavarësisht kësaj, deputetët e opozitës vijojnë të qëndrojnë në sallë dhe trasmetojnë live në rrjetet sociale fjalën e tyre.
“E mbyllin seancën sikur të jetë pronë e tyre, sikur ti vendosin çelësin ndonjë kasolleje ku mbajnë paratë. Fikin edhe dritat, ne do të bëjmë ç’është e mundur që të kthehet institucioni”, tha Salianji.
Ndërsa deputetja Albana Vokshi iu drejtua mazhoransës duke thënë: Partia e errësirës, kujtojnë se do ikim./Opinion.al