Këtë të diel për herë të parë në histori do të dëgjohen thënie nga Kur’an-i në Vatikan. Kjo iniciativë vjen nga Papa Françesku me qëllim të promovimit të paqes në mes të Palestinës dhe Izraelit.
Në vizitën që zhvilloi në Izrael dhe Palestinë, Papa Françesku ka ftuar presidentët e këtyre dy vendeve t’i bashkohen për lutjet e mbrëmjes.
Zëdhënësi i presidentit izraelit Peres, ka thënë se Papa Françeskut do t’i bashkëngjiten edhe liderë të religjioneve të tjera duke përfshirë hebrej, të krishterë dhe islamik.
Sipas zyrtarëve, këto lutje të mbrëmjes do të jenë një “pauzë në politikë”, dhe nuk kanë ndonjë prapavijë politike përveç dëshirës për të sjellë paqe dhe respekt në marrëdhëniet izraelito-palestineze. Vatikani do të transmetoj këtë ngjarjes përmes ueb faqes zyrtare.