Një 88-vjeçare e konfirmuar disa ditë më parë me Covid-19, ka humbur jetën teksa po transportohej nga qyteti i Pogradecit drejt “Spitalit Infektiv” pasi gjendja e saj ishte rënduar.
Sipas informacioneve, e moshuara ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë në ambulance mbrëmjen e djeshme.
Trupi i 88-vjeçares është dërguar në Morgun e qytetit të Elbasanit./ Opinion.al