Kryesore

E habitshme dashamirësia ndaj PS që të ka shkarkuar/Meta: Shkarkime të tilla paçi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:45 - 19/01/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta doli në një prononcim për mediat, pas përfundimit të takimit me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Meta foli lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkitë pa kryetarë, ndërsa i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

Në fund, presidenti pati edhe një batutë me një nga gazetaret, e cila i kujtoi faktin që PS ka qenë partia që e ka shkarkuar.

Gazetarja: A është e habitshme kjo dashamirësi ndaj PS, një parti që ju ka shkarkuar në parlament me votë?

Meta: Shkarkime të tilla paçi të gjithë./Opinion.al

Pas