Procesi i numërimit është ndërprerë në disa KZAZ në Elbasan dhe është kërkuar ndërhyrja e policisë.
Disa persona të paautorizuar kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-ve, raporton ABC News.
Konkretisht, procesi i numërimit është ndërprerë në KZAZ-të 40, 47 dhe 50. Policia ka ndërhyrë për të nxjerrë nga salla personat e paautorizuar. /tvklan.al