Qytetarët e zonës së kombinatit raportojnë se kjo zonë ka rënë në errësirë të plotë prej orës 18.30 nga mungesa e energjisë elektrike.
Opinion.al u interesua pranë zyrës së shtypit të OSSHE dhe rezulton se është këputur përcjellësi elektrik që furnizon linjën nga nënstacioni Sharrë deri te Teci i Kombinatit.
Zyra e shtypit lajmëron se po punohet për ngritjen e përcjellësit dhe rikthimin e energjisë brenda 20 minutave.