Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një banesë. Nga raportimet e para mësohet se nga ky aksident ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit ndërkohë që nuk bëhet e ditur nëse në momentin e ngjarjes ka pasur njerëz në banesë.