PRISHTINE- Hashim Thaçi është Presidenti i ri i Kosovës. Ai arrriti të zgjidhej përmes një procesi të vështirë, duke dështuar në dy raundet e para kur i duheshin 80 vota. Hashim Thaçi arriti të zgjidhej President i Kosovës vetëm me shumicë të thjeshtë.
Në raundin e parë, Thaçi mori 50 vota, në raundin e dytë, 64 vota dhe në të tretin e të fundit, 71 vota.