Dy persona u vranë në kampusin universitar. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mësimit. Skena horror, studentë të tmerruar, raporton CNN.
Shefi i Policisë, James Herren tha se ende nuk dihet nëse të vrarët janë studentë apo pjesëtarë të stafit universitar të inxhinierisë UCLA.
Autoritetet kishin marrë njoftime për një person të armatosur që ishte drejtuar ndërtesës, tha zyrtari i policisë.