Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Fundit/ Rama prezanton qeverinë e re, këta janë ministrat e rinj që do qeverisin vendin për 4 vitet e ardhshme

2017/08/27 at 12:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Bashkëqeverisje me qytetarët njësoj si krijimi i një partie të re

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste ka shpallur qeverinë e re të vendit, pas fitores së zgjedhjeve më 25 qershor.


Edi Rama dhe Niko Peleshi në cilësinë e kryetarit të grupit të punës për reformën në administratë, prezantuan ditën e sotme formatin e qeverisë së re.

Prezantimin, Rama e nisi nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, post të cilin për katër vitet e ardhshme do e mbajë Gramoz Ruçi. Sipas tij, emri i Ruçit është garancia e parë e kësaj qeverisje. Më pas, publik nga kryeministri u bë edhe emri i kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, që për katër vitet e ardhshme do përfaqësohet nga Taulant Balla.

Kryeministri Edi Rama tha se do të ndryshojë struktura e qeverisë së re. Ajo do ketë 11 ministri dhe dy ministra Shteti, përbërja e kësaj qeverie do ndahet me 50 për qind burra dhe 50 për qind gra.

 “Struktura do ndryshojë, mënyra e funksionimit do ndryshoje. Eksperienca e këtyre katër viteve dhe defektet e mandatit të parë por edhe sfidat e mandatit të ri çojnë në përfundim se na duhet një qeveri më e vogël dhe më bashkëpunuese me partinë”, tha Rama.

Ai zbuloi se anëtarët e kabinetit dhe drejtuesit e partisë do punojnë me një kalendar të përbashkët.

“Ministrat do paraqesin planin e punës në fillim të çdo sesioni dhe në fund do bëjnë bilancin. Çdo mosrealizim të pajustifikuar do çojë në largim e çdo ministri apo ministreje”, tha Rama.

11 ministri dhe 2 ministra shteti

50% burra dhe 50% gra

Zv/ kryeministre Senida Mesi

Ministër i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve Sonila Qato

Ministria e Jashtme Ditmir Bushati

Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj

Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro

Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben Ahemtaj

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla

Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

Më herët, gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se kërkon të jetë fare i qartë, bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm nuk është togfjalësh propagandistik, është një sfidë reale për të ndërtuar dhe vënë në funksionim një koalicion real, fillimisht në nivel qendror, të cilën në dy vite edhe në nivel vendor.

“Ky proces është baras me krijimin e një force të re politike. Jemi në fillesën e një projekti të ri politik me frymëzimin nga poshtë dhe me reflektimin tonë nga lart. Shqipërisë i duhet, shqiptarët e duan dhe ne duam t’i japim një forcë atipike e imponuar nga nevoja e vendit, për të çuar në një stad të ri shtetin, një bashkim i domosdoshëm njerëzish nga të gjitha shtresat për të mundësuar arritjen e këtij stadi të ri”, tha Rama.

Kryeministri më tej, bëri me dije se ky është mandati më i vështirë që kur ai ka marrë këtë detyrë. Sipas tij, fati i kësaj supersfide varet nëse do arrihet të mbrohet ky super-pushtet nga vetvetja.

LIVE-fjala e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së

 

Pse u larguam nga aleatët tanë?

Rama: Urgjenca e ndryshimit na detyroi të largohemi prerë nga aleatët dhe u mishërua në flamurin kuq e zi të ndryshimit.

Urgjenca e ndryshimit na mundësoi ne privilegjin e qeverisjes të vetëm në 4 vitet e ardhshme.

Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që i mundi të gjithë ata që u bënë bashkë mbi tokë dhe nën tokë për ta ndërprerë rrugën tonë të reformamve.

Njerëzit e zakonshëm e bënë, ata e fituan betejën zgjedhore për ne.

Tani është radha jonë për të bërë Shqipërinë që duam, punë, mirëqënies, për ata. Ky është mandati më i vështirë dhe që kur unë jam në këtë detyrë.

Për t’ia dalë këtij mandati, duhet që  fuqinë tonë numerike në parlament të mos e shkëpusim nga fuqia politike. Duhet ta rrisim fuqinë numerike dhe politike dhe t’i japim jetë, vendim pas vendimi, një force të re qeverisëse.

 

 

 

Etiketa: asambleja e PSemratqeveria e rerama


Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

10 Tetor, 2025 10:15 pm
Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
Sport

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

10 Tetor, 2025 8:55 pm
“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
Sport

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

10 Tetor, 2025 7:41 pm
Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
Aktualitet

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

10 Tetor, 2025 6:59 pm
Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
Politikë

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

10 Tetor, 2025 5:53 pm
Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte
Bota

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

10 Tetor, 2025 5:36 pm
Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
Sport

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

10 Tetor, 2025 4:51 pm
Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump nuk e fitoi Nobelin/ SHBA kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

10 Tetor, 2025 4:47 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

10 Tetor, 2025 3:52 pm
Para
Largime masive drejtorësh, Rama: Kemi më shumë drejtore në rajon, ushqejmë parazitë

Qeveria do ketë 11 ministri/ Rikthehet në qeverisje Majko, qëndron Bushati, Kumbaro dhe Ahmetaj

EMRAT/ Këta janë ministrat e rinj të qeverisë Rama II

EMRAT/ Këta janë ministrat e rinj të qeverisë Rama II

Kush janë 6 ministrat që Rama nuk do i ketë në mandatin e dytë

Kush janë 6 ministrat që Rama nuk do i ketë në mandatin e dytë
















TE FUNDIT

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
10 Tetor, 2025

PD ka miratuar emrat e kandidatëve për gjashtë bashkitë, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Opinion.al mëson se...

Lexo më shumë

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
10 Tetor, 2025

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë...

Lexo më shumë

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
10 Tetor, 2025

Henrikh Mkhitaryan flet pa filtra. Mesfushori zikaltër foli hapur për veten në biografinë e tij, “Jeta ime gjithmonë në qendër”,...

Lexo më shumë

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
10 Tetor, 2025

Dhoma e Avokatisë ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Gjykatën e Vlorës ditën e sotme, ku avokati Redi Llan dhunoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com