Kryeministri Rama është kapur pak minuta më parë në një takim kokë me kokë me kryetarin e Opozitës Lulzim Basha, ku duket se kryefjalë e këtij takimi janë emrat e ministrave për qeverinë teknike të rënë dakord. Në këtë takim të pranishëm janë edhe z. Oerd Bylykbashi dhe Engjëll Agaci në krah të z. Rama.