TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutash në Tiranë, një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një lokal në Linzë (Dajt).
Ngjarja ka ndodhur në vilën Muraga, bëjnë të ditur burimet për Opinion.al.
Viktima është Elton Nika 30 vjeç person me precedentë penalë.
Ndërsa i plagosuri është pronari i vilës Muraga, Ismet Gaxheri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, pas një sherri për vendin e parkimit pranë vilës Muraga.