Një 36 vjeçare i ka dhënë fund jetës në Durrës, duke u vetëqëlluar me çifte, vetëm para pak minutash. Sipas Policisë së Durrësit shtetasja me inicialet A.T ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo është dërguar me urgjencë në spital, por mësohet se ka humbur jetën gjatë rrugës.