Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë Tiranë.
Sipas raportimeve të para bëhët e ditur se dy automjete janë përplasur në Fushë Milot.
“Rreth orën 05: 10, në rrugën nacionale LezhëTiranë, në Fushë Milot , në një segment rruge pa ndriçim, ka ndodhur një aksident automobilistik. Janë përplasur mjeti Benz me targa TR 0143 M dhe mjeti Benz ma targa LA 9785 A” njofton policia.
Sipas Policisë, mjeti me targa LA 9785 A drejtohej nga shtetasi B.M. rreth 35vjec i cili udhëtonte me nënën e tij T.M. rreth 65vjece dhe bashkëshorten B.M. rreth 32vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Në mjetin me targa TR0143 M ishin drejtuesi, i cili ka gjetur vdekjen në vend, si dhe një pasagjer, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë në spital” njofton policia.