Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Fundit/ Kamerat kanë filmuar vetëm 2 minuta, ja ç’ka ndodhur në Rinas

2016/07/01 at 7:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E Fundit/ Kamerat kanë filmuar vetëm 2 minuta, ja ç’ka ndodhur në Rinas

Grabitja spektakolare e ndodhur mesditën e djeshme ka tronditur jo vetëm opinionin publik, por ka vënë seriozisht në diskutim sigurinë kombëtare. Nga media është konsideruar si një nga grabitjet më spektakolare të ndodhura ndonjëherë në vendin tonë, por jo vetëm, duke marrë parasysh lehtësinë dhe gjakftohtësin se si kanë levizur gjërat në vetëm dy minuta.

k1

Kamerat e sigurisë në aeroportin e Rinasit kanë filmuar dy minuta e ca aksion, pasi disa kamera të tjera, që mbulojnë një pjesë të perimetrit të jashtëm të aeroportit ishin jashtë funksionit.

Historia e ngjarjes ka filluar rreth orës 14:20 të ditës së djeshme, duke ju referuar pamjeve filmike, bëjnë me dije burimet.

Në vendkalimin e avionit të linjës, ndodheshin avioni, përballë tij makina e blinduar Nazeri-2000, që kishte edhe parat e transportuara, në mes tyre, pikërisht në turirin e makinës së blinduar, ndodhej një makinë e dytë, ajo është makina që shoqëron avionët e linjave pas uljes për në vendalimin e tyre. Makinë e shërbimit të konçesionarit të Rinasit-TIA.

k2

Në orën 14:22 të ditës së djeshme, gjëndja në vendin e grabitjes është po e tillë, pa ndryshime në vendodhjen e avionit, makinës së blinduar të parave dhe makinës së shërbimit të aeroportit.

Mirëpo, në orën 14: 24, benzi i grabitësve mbërrin aty dhe parkon vetëm 10-12 metra larg nga makina e parave, ndërsa makina e shërbimeve dhe avioni të gjendur thuajse në një vijë të drejtë.

Nga pamjet, duket qartë se nga makina e grabitësve, del vetëm njëri nga ata, ndërsa drejtohet në derën e hapur nga krahu i djathtë i makinës së blindur të parave, kurse makina e shërbimit të aeroportit nis të levizë dhe largohet nga vendi ku po qëndronte prej disa minutash, para se të niste grabitja.

k3

Pamjet tregojnë, sipas po të njëjtit burim, se nga makina nuk pati asnjë reagim, përveç largimit në krahun e kundërt me vendparkimin e makinës së grabitësve.

Me të ndodhur largimi i makinës së shërbimeve të aeroportit, grabitësi i parë kalon në krahun tjetër të makinës së blinduar ku ishin paratë, nga pjesa e përparme e saj.

Pikërisht në këtë çast, pamjet tregojnë se një grabitës i dytë del nga makina e tyre dhe i drejtohet portës në krahun e djathtë të makinës së blinduar, sapo ai mbërrin atje, thuajse njëkohësisht, para makinës së blinduar, ngjitur me të, mbërrin një tjetër makinë, kjo e fundit, është makina e shërbimit kargo të aeroportit të Rinasit.

Burimi, tregon se pamjet e videos, të lënë të kuptosh se makina ka ndaluar pikërisht në vendin ku po ndodhte grabitja, por çuditërisht asnjë person nuk del apo vepron nga makina e kargos.

Grabitësit e ngarkuar me thasë në duar, largohen nga makina e blinduar dhe vrapojnë në drejtim të makinës së tyre.

k4

Por vetëm atëherë kur dy grabitësit mbërrijnë dhe ulen në makinën e tyre, makina e shërbimit kargo të aeroportit, lëviz nga vendi dhe bën përpara duke kryer një gjysmë harku, përsëri në ballinë të makinës së grabitësve pa vepruar në drejtim të tyre.

Me të përshkruar 20 metra në këtë trajektore, makina e grabitësve niset, merr një hark në krahun e djathtë, kalon mu ngjitur me pjesën e pasme të makinës së shërbimit kargo të aeroportit e më pas vijon drejt përpara me shpejtësi.

Ndërsa makina e shërbimit të aeroportit, që kishte ndaluar në vend, nis të vijojë trajektoren dhe parkon thuajse në vendin ku ishte parkuar makina e grabitësve, gjatë momentit të ngjarjes.

E çuditshme, por kjo ka ndodhur vetëm në dy minuta e ca sekonda, kaq janë dhe pamjet ku është fiksuar grabitja.

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Ekskluzive/ Ja furgoni që u grabit dje në Rinas me 3 milion euro

Ekskluzive/ Ja furgoni që u grabit dje në Rinas me 3 milion euro

A jetojmë të gjithë mbi bomba?!

Na vjedhin dhe na thonë budallenj!

Policia zbulon 24 milionë $ të fshehura në kova plastike

Policia zbulon 24 milionë $ të fshehura në kova plastike

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com