Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein ka takuar kreun e PD, Lulzim Basha.
Takimi ka nisur rreth orës 18:30 dhe ka përfunduar në orën 19:45. Në qëndër të bisedimeve mendohet se ka qenë situata e fundit politike.
Basha sqaroi se eurodeputetit i kishte shpejguar vendimin për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.
Basha: I shpjegova vendimin e madh për të mos u sprapsur për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes qeverisë teknike
Fleckenstein tha se do të takojë Bashën, por nuk do të negociojë për protestën. Ndërkohë që ai është shprehur se debati politik duhet bërë në Parlament.
Eurodeputeti gjatë paradites së sotme takoi edhe kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.