Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Princ Leka rrëfen me detaje: Si na terrorizonte 25-vjeçarja, erdhi edhe ditën e dasmës …

2017/02/21 at 8:17 PM
në Aktualitet, InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Mediat spanjolle: Elia Zaharia Zogu është “Nusja e Vitit”

Princ Leka ka treguar me detaje gjithë peripecitë që ai dhe gruaja e tij, Elia kanë hequr në kurriz nga Fitore Bekteshi, vajza tashmë e dënuar me 6 muaj burg, pasi i përndiqte dhe kërcënonte vazhdimisht.


Në dëshminë e tij zbardhur sot nga “Panorama”, Princ Leka tregon momentin e parë kur e ka parë vajzën, që më pas iu bë makth për një viti dhe desh i bëri skandal edhe ditën e dasmës. Ai tregon se ajo kanoste Elian, u rrinte ngjitur kur ecnin në rrugë, e prekte me brryl, u hynte vjedhurazi në oborrin e shtëpisë dhe thërriste me zë të lartë “të dua”, që ta dëgjonin të gjithë.

“Prej më shumë se një viti, shtetasja Bekteshi na përndjek të dyve. Emrin e saj e kam mësuar nga policia vetëm pas arrestimit të saj. Me veprime konkrete fillimisht ka qëndruar vetëm para rezidencës sonë të banimit, e ulur te lokali ‘Millenium’, afër gardhit rrethues të rezidencës. Pastaj ka lëvizur shpeshherë te pjesa prapa Galerisë së Arteve. Rrinte qeshte dhe tentonte të tërhiqte vëmendjen time. Fjalë nuk më ka hedhur në atë kohë. Komunikimi i saj me mua filloi gjatë dimrit të kaluar, kur filloi të më ndiqte edhe kur isha me makinë dhe ajo vinte nga pas me biçikletë.

Një herë te një supermarket, ndërkohë që unë isha brenda, ajo bënte sikur bënte pazarin me mua. Pastaj më shikonte në rrugë më buzëqeshte. I vetmi komunikim me të kam pasur një herë dhe shoqëruesi im i ka thënë të largohej, kjo ka ndodhur te rezidenca jonë dhe në ato momente, ajo ka filluar të bërtasë duke thënë se ishte qytetare e lirë dhe ka të drejtë të ecë në rrugë dhe të mos cenohet në lirinë e saj. Bile ajo u thoshte rojeve se më donte dhe bërtiste me të madhe që ta dëgjonin njerëzit. … Përmend dhe rastin që ka ndodhur te restorant ‘TAIWAN’, ku unë menjëherë kam lajmëruar punonjësit aty që të kenë kujdes. Ajo atë ditë u shpreh shumë e nervozuar, sidomos nisur nga fakti që isha i shoqëruar nga Elia. Ajo edhe kur ecim rrugës unë dhe Elia, i afrohet Elias dhe i ecën paralel dhe me trupin e saj prek krahun e Elias. I them të largohet, por ajo vazhdon me të sajën.

Kur jemi kthyer nga një aktivitet dhe kemi ngrënë darkë në kat të dytë te ‘TAIWAN’, ajo është ulur po aty, nuk ka porositur asgjë, është larguar nga restoranti. Ka qenë dimër shumë ftohtë dhe jam informuar nga rojet se ka fjetur atë natë në natyrë përjashta prapa Galerisë së Arteve. Është futur disa herë brenda kompleksit tonë rezidencial që është i rrethuar dhe ruhet me roje dhe kamera, dyshoj se është futur nga ana e godinës që ne e kemi dhënë me qira, i është afruar edhe gardhit sa herë që dalim në oborr jemi në vëzhgimin e saj. … Një herë isha në lulishten e oborrit të shtëpisë bashkë me vëllanë e Elias dhe e pashë këtë shtetase duke lëvizur brenda rrethimit të gardhit tonë te pjesa që ne e kishim dhënë me qira. Po atë ditë ishte pushim dhe dera normalisht duhej të ishte mbyllur. Ka qenë ditë e diel, jam afruar te gardhi dhe e pashë i thashë se çfarë po bën, por ajo nuk m’u përgjigj.

I thashë të ikte se do thërrisja policinë. Ajo përsëri rrinte aty më shikonte, buzëqeshte dhe nuk lëvizte. Unë njoftova rojen dhe ajo ka ikur nga ana e shtëpisë së Libohovëve. Pasi është arrestuar dhe vendosur nën masën e sigurisë, ajo nuk është dukur më dhe nuk na ka shqetësuar deri ditën e dasmës sonë, kur ka ardhur në ceremoni dhe i ka thënë Elias në distancë se ‘mund ta kesh fustanin e bukur, por kjo nuk të bën njeri të bukur’. Ishte në një gjendje histerike atë ditë dhe shumë e acaruar, me fytyrë të nxirë e veshur me të zeza si për në varreza. U largua prej aty vetëm me ndërhyrjen e njerëzve të sigurisë për të mos bërë skandal në sy të të ftuarve dhe medias”. /PANORAMA

Etiketa: 25 vjecarjaamerikaneelia zahariaperndjekjaPrinc Leka


Ju sugjerojmë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës
Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës

23 Qershor, 2026 9:42 am
“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
Aktualitet

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

22 Qershor, 2026 8:11 am
Para
‘Ndikimi’ rus në Kosovë

‘Ndikimi’ rus në Kosovë

1 miliard euro në 4 vjet? Shumë pak

Ben Blushi: Protestës i uroj sukses, por...

Erik Fullani kërcënon gazetarin: Të q*** robt po më përmende familjen

Erik Fullani kërcënon gazetarin: Të q*** robt po më përmende familjen
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}