Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E fundit/ Grabitet banesa e këngëtarit të njohur, gruaja: Ja si ma vunë armën në kokë maskat

2016/08/10 at 9:32 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E fundit/ Grabitet banesa e këngëtarit të njohur, gruaja: Ja si ma vunë armën në kokë maskat

Banesa e këngëtarit të njohur të muzikës popullore Zef Beka është grabitur gjatë natës nga persona të armatosur dhe të maskuar.

Ata kanë shfrytëzuar mbrëmjen kur i zoti i shtëpisë ndodhej në një dasmë, për t’u futur në shtëpinë e tij që ndodhet në Ishull Shëngjin. Bashkëshortja e Bekës dhe fëmijët kanë qenë në gjumë në momentin që grabitësit janë futur, por janë zgjuar të tmerruar me armën te koka. “Duam paratë! Shpejt paratë!”. Kjo ka qenë kërkesa e personave të maskuar ndaj zonjës së shtëpisë, Mira Bekës, e cila përballë tyre është dorëzuar. Ajo nuk ka pasur asnjë zgjidhje tjetër, pasi autorët mund të qëllonin atë, tre fëmijët e saj, por edhe prindërit e moshuar, të cilët atë mbrëmje janë ndodhur tek ajo.

E gjendur në këto kushte, ajo u ka dorëzuar me duart e saj një shumë prej 15 milionë lekësh të vjetër autorëve. Shuma ka qenë e majme për ta, por nuk janë mjaftuar, duke i kërkuar edhe çelësat e makinës “Golf 5”, që ndodhej në oborrin e shtëpisë. E tmerruar, nëna e tre fëmijëve është detyruar sërish të bindet dhe t’u dorëzojë atyre edhe çelësat. “Më datë 09.08.2016, rreth orës 01:20, është njoftuar se është vjedhur banesa e shtetasit Z.B., banues në Ishull Shëngjin. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që kanë konstatuar se 3 persona të maskuar, me anë të dhunës, kanë vjedhur shumën monetare prej 15 milionë lekësh të vjetër, si dhe një mjet ‘Golf 5’ në pronësi të shtetasit Z.B. Falë veprimeve të shpejta hetimore, ky mjet është lokalizuar dhe po ndiqej nga Policia, por autorët e dyshuar, të gjendur nën presionin e ndjekjes, kanë braktisur mjetin, i cili është gjetur i rrëzuar në një kanal anës rrugës dhe autorët e dyshuar janë larguar, duke përfituar nga errësira”, bëri të ditur Policia. Blutë kanë shoqëruar disa persona, si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale. Ndërsa Mira Beka, e kontaktuar mbrëmë nga “Panorama”, rrëfeu tmerrin që ajo dhe fëmijët e saj kanë përjetuar.

Znj.Beka, si ndodhi ngjarja?

Isha në gjumë kur autorët janë futur brenda në shtëpi. Unë ndodhesha vetëm me tre fëmijët e mi, që janë 13, 11 dhe 2 vjeç. Kisha dhe prindërit mi këtu, që janë të moshuar. Ndërsa bashkëshorti im, Zefi, ishte i ftuar në një dasmë dhe nuk ndodhej në shtëpi. Nuk e kisha menduar kurrë se unë do të jepja një intervistë për mediat, aq më tepër për një ngjarje të tillë. Por ja që ndodhi..

Policia njoftoi se ishin tre persona dhe se ju kanë dhunuar…

Po, ishin tre persona, të gjithë me maska dhe të armatosur. Jo, nuk na dhunuan, por na terrorizuan me armë te koka. U zgjuan edhe fëmijët dhe ata janë tmerruar kur u përballën me personat me armë e maska. Por autorët ishin të qartë në atë që kërkonin, donin paratë dhe çelësin e makinës sime, “Golf 5”. Nuk pata asnjë mundësi të manovroja, pasi ata kishin armë. Por të them të drejtën, në ato momente nuk po më binte shumë mendja të mbroja paratë, por jetët tona. Ata kërcënonin me armë dhe kërkonin me ngulm t’u dorë­ zoja paratë. Në këto kushte u detyrova t’u jepja lekët që kishim në banesë, 15 milionë të vjetër dhe çelësin e makinës.

Keni dhënë deklaratë në Polici? Keni ndonjë të dyshuar që mund të orientohet policia për t’i kapur?

Hajdutët dihet se kush janë këtu në këtë zonë…, megjithatë unë kam pak shpresa të gjenden dhe të më kthehen paratë e mia. Siç të thashë, për momentin jam e tronditur dhe as nuk më shkon mendja fare tek ato para. Shyqyr që gjithçka përfundoi me kaq. Fëmijët e mi janë tmerruar.

Ju thatë se bashkëshorti juaj, Zefi, nuk ndodhej në banesë. Pra, autorët, në njëfarë mënyrë, kanë qenë në dijeni të këtij fakti…

Autorët normalisht që kanë qenë në dijeni të të gjitha lëvizjeve të Zefit. Ata na u futën në shtëpi, kur bashkëshorti nuk ndodhej këtu. Siç ta thashë, Zefi ishte në një dasmë dhe autorët e kanë ditur shumë mirë këtë. Kanë qenë të informuar për çdo lëvizje. Nuk di kush mund të jenë, por ata e kanë parë Zefin se ku ndodhej. Policia le ta hetojë këtë./ Panorama.al

Etiketa: grabitje. deshmiagruajaZef Beka

Ju sugjerojmë

Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj
Aktualitet

Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj

4 Korrik, 2025 10:11 am
Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug
Aktualitet

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug

4 Korrik, 2025 9:59 am
Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç
Aktualitet

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

4 Korrik, 2025 9:46 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

SHBA feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë/Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe…

4 Korrik, 2025 9:41 am
EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit
Sport

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

4 Korrik, 2025 9:26 am
13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci
Sport

13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci

4 Korrik, 2025 9:19 am
Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
Bota

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

4 Korrik, 2025 9:08 am
U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit
Aktualitet

U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit

4 Korrik, 2025 8:55 am
Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?
Bota

Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025 8:39 am
Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit
Aktualitet

Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit

4 Korrik, 2025 8:34 am
Para
Video emocionuese/ Dua Lipa fton babanë të performojnë sëbashku në skenë

Video emocionuese/ Dua Lipa fton babanë të performojnë sëbashku në skenë

Olimpiada e Rios/ U kap i dehur gjatë garave, Holanda kthen në shtëpi sportistin e saj

Olimpiada e Rios/ U kap i dehur gjatë garave, Holanda kthen në shtëpi sportistin e saj

E fundit/ Shpërthim eksplozivi në Krujë, roja presion pronarit

E fundit/ Shpërthim eksplozivi në Krujë, roja presion pronarit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj

Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj
4 Korrik, 2025

Dogana Morinë-Vërmicë gjatë periudhës Janar-Maj 2025 ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete. Lajmin e...

Lexo më shumë

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug
4 Korrik, 2025

Me ardhjen e sezonit turistik, bregdeti shqiptar mirëpret mijëra vizitorë të huaj dhe vendas që zgjedhin Rivierën për bukuritë natyrore...

Lexo më shumë

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç
4 Korrik, 2025

Sot, 4 korrik, kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen e tij të 61-të. Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 në...

Lexo më shumë

SHBA feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë/Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe…

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
4 Korrik, 2025

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë feste për popullin amerikan, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com