Një tjetër ngjarje kriminale ka goditur Tiranën këtë mëngjes, ku sërish pre kanë rënë bankat. Persona ende të paidentifikuar kanë thyer një bankomat në një bankë të nivelit të dytë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dibrës në orën 4.10 të mëngjesit. Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që është ende e papërcaktuar shuma e parave që ata kanë mundur të grabisin nga bankomati.