Dy persona të armatosur me thika në Francë kanë marrë peng në një ngjarje të minutave të fundit dy murgesha, një prift dhe disa besimtarë në kishën e St Ettiene Du Rouvray në Normandi në veri të Francës. Sipas radios Rtl ka të plagosur. France Tv informon për dy të ç’ekuilibruar, por nuk janë akoma të qarta shkaqet e kësaj pengmarrje. Ndërkohë që në një informacion të fundit mësohet se policia franceze ka ekzekutuar dy pengmarrësit.