Lulzim Basha ka shkuar sot në zyrën e Sali Berishës. Kjo është lëvizja e tij e para pas humbjes së thellë në zgjedhje. Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta dhe ende nuk dihet se çfarë i ka thënë Berisha. Nga ana tjetër zyra e shtypit e PD, thotë se do të ketë një komunikatë së shpejti, ku Basha do pranojë humbjen.