Ka përfunduar pak minuta më parë mbledhja e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me aleatët në selinë Blu. Mbledhje e cila u mbajt me qëllim rakordimin e prostestës së madhe që opozita ka paralajmëruar se do të bëjë më 13 maj në Tiranë. Sipas raportimeve më të fundit në këtë mbledhje u vendos që nesër në orën 18.00 Partia Demokratike të mbledhë grupin parlamentar të sajin me qëllim informimin mbi detajet e zhvillimit të protestës si edhe rakordimin e grupit të punës që do të bëjë organizimin edhe në rrethe.