Pas takimeve të djeshme me kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe atë të PD-së, Lulzim Basha, Alexandër Arvizu, zëvendës ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit për çështjet e trafikut ndërkombëtar si dhe Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë janë ndalur mëngjesin e sotëm në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Mësohet se ndodhen në zyrën e kryeministrit Rama që prej orës 09:00. Ndërkohë që gjatë takimeve të djeshme me Metën dhe Bashën në fokus ishte pikërisht aktualiteti politik.