Një çift në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vrarë fëmijën 7 vjeçar dhe trupin e copëtuar ua kanë hedhur derrave për ta konsumuar.
Michael Jones, 44 vjeç, babai i fëmijës dhe Heather Jones, 29 vjeç, njerka e tij, akuzohen për vrasje të shkallës së parë dhe abuzim me fëmijët.
Ngjarja tragjike ndodhi në Kansas City, dhe u mësua vetëm pasi policia, u njoftua nga fqinjët që vogëlushi 7 vjeçar nuk shihej më përreth.
Pas kërkimeve, mbetje të trupit u gjetën në stallën e derrave, ndërsa në banesë u gjetën minj të ngordhur, kafazë plot minj, shiringa, helm dhe video pornografike.
Pronarja e banesës, Jennifer Hoevers, që e kishte lëshuar me qira për çiftin vrasës, tha se kishte mbetur e shokuar kur hyri brenda për herë të parë që pas ngjarjes. “Më mori frymën. Kishte ushqim të prishur kudo. Muri ishte mykur dhe kishte vrima plumbash. Në shtëpi jetonin edhe gjashtë vajza, që janë marrë nga shërbimi i kujdesit social.