Një grua e evakuuar nga Afganistani ka sjellë në jetë fëmijën e saj gjatë fluturimit të evakuimit.
Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA postoi në Twitter duke informuar lidhur me gruan e cila lindi gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani.
Foshnja dhe nëna thuhet se janë në gjendje të mirë në një institucion mjekësor aty pranë.
Në një moment të udhëtimit, gruaja shtatzënë filloi të kishte “komplikime”, thanë përfaqësues të stafit. Piloti duhej të zbriste lartësi për të rritur presionin e ajrit në aeroplan, “i cili ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës”./Opinion.al