Gjykata Kushtetuese shtyn për në 23 prill shqyrtimin e një prej neneve të ligjit nr. 95 të vitit 2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, mbi bazën e të cilit funksionojnë Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatat e Posaçme Antikorrupsion.
Kushtetuesja u vu në lëvizje nga gjykata Administrative në lidhje me rastin e mos emërimit të gjyqtarit Gerd Hoxha në GJKKO.
Kushtetuesja shtyu seancën pasi vendosë të thërrasë si palë të tretë KLGJ-në.
Gjyqtari Gerd Hoxha pretendon se u skualifikua dhe nuk u emërua vetëm për një foto me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në një aktivitet të ambasadës britanike.