Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Oblikë të Shkodrës ku një makinë u qëllua me breshëri automatiku në lëvizje e sipër dyshohet se është një inskenim i vetë personit që drejtonte mjetin. Ky është dyshimi i policisë, e cila informon se “Pasi u bë kontrolli i territorit nuk është gjetur ndonjë gëzhojë. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punohet për të percaktuar rrethanat e ngjarjes” njofton paraprakisht policia, pas hetimeve të para.