Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshime të forta: Vladimir Putin, pedofil?

2016/01/22 at 4:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dyshime të forta: Vladimir Putin, pedofil?

Aleksandër Litvinenko deklaroi se Vladimir Putin ishte kapur në kamera duke bërë seks me djem të rinj, sipas një hetimi rreth vrasjes së spiunit.


Kur presidenti i ardhshëm rus ishte student, shkruajnë mediat e huaja, ishte filmuar duke abuzuar me fëmijë në një banesë ku një politikan tjetër i lartë kishte një “treshe” me prostituta, kishte shkruar Litvinenko një postim të bujshëm në internet.

Ky pretendim ishte regjistruar në raportin hetimor të Sir Robert Owen, si pjesë e një liste të gjatë të akuzave të bëra nga spiuni që u vra pasi ai u arratis nga Rusia dhe u vendos në Britani.

Litvinenko e kishte bërë akuzën pasi presidenti u pa duke e puthur stomakun e një djali pesë vjeçar, gjatë një ecje në Kremlin, në qershor 2006.

Litvinenko kishte thënë se Putin shkatërroi pamjet, në kohën pasi ishte bërë udhëheqës i Shërbimit Sekret Rus – FSB.

Litvinenko ka shkruajtur: “Publiku botëror është i tronditur. Askush nuk mund të kuptoj pse presidenti rus bëri një gjë të tillë të çuditshme, duke e puthur stomakun e një djali të vogël, të panjohur”.

“Pas diplomimit në Institutin Andropovi, i cili përgatit oficerë për shërbimin e zbulimit KGB, Putin nuk u pranua në inteligjencën e huaj. Në vend të kësaj, ai u dërgua në një pozicion të ri në Drejtorinë e KGB së Leningradit”.

“Kjo ishte një kthesë shumë e pazakontë për një të diplomuar në Institutin Andropovi me një gjermanisht të rrjedhshme. Pse kjo kishte ndodhur me Putin?”

“Sepse, pak para diplomimit të tij, shefat e tij mësuan se Putin ishte një pedofil. Kështu thonë disa njerëz që e njihnin Putinin si student në Institut”.

“Shumë vite më vonë, kur Putin u bë drejtor i FSB dhe po përgatitej për presidencën, ai filloi të kërkojë dhe të shkatërrojë çdo material komprometues të mbledhur kundër tij nga shërbimet sekrete gjatë viteve të mëparshme. Nuk ishte e vështirë, pasi që ai vetë ishte drejtor i FSB”.

“Ndër të tjera, Putini kishte gjetur videokaseta në Drejtorinë e Sigurisë së Brendshme të FSB, që tregonin atë duke bërë seks me disa djem të mitur”.

Litvinenko ka vazhduar të lidhë të kaluarën e pretenduar të Putinit pedofil në rastin e Yuri Skuratov, transmeton Telegrafi, një politikani të lartë në Rusi i cili u kap në kamera duke bërë seks me dy prostituta.

Në pjesën tjetër të blog-postit të cituar nga Sir Robert, ai shkroi: “Interesante, video është regjistruar në të njëjtën banesë ku Prokurori i Përgjithshëm, Yuri Skuratov, ishte regjistruar fshehurazi me dy prostituta”.

“Më vonë, Putin (me udhëzimet e Roman Abramovich) kishte shantazhuar Skuratov me këto kaseta dhe u përpoq të bindë Prokurorin e Përgjithshëm për të dhënë dorëheqje”.

“Në këtë bisedë, Putin i ka përmendur Skuratovit se edhe ai vetë ishte regjistruar duke bërë seks në të njëjtin shtrat. (Por sigurisht, ai nuk tha se ishte pedofil).

Sir Robert shkroi në raportin e tij: “Duhet thënë se akuzat e bëra nga Litvinenko kundër Presidentit Putin në këtë artikull kanë qenë të natyrës më serioze. A mund ato të kenë pasur ndonjë lidhje me vdekjen e tij?”.

Kremlini asnjëherë nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi pohimet e bëra nga Litvinenko, transmeton Telegrafi, por dje qeveria ruse hodhi poshtë të gjithë raportin e hetimit si “propagandë perëndimore”.

Duke dhënë dëshmi në hetimin e vitit të kaluar, e veja e Litvinenkos, Marina ka thënë se ajo nuk kishte “asnjë ide” nëse pretendimet për pedofili ishin të vërteta.

Sir Robert arriti në përfundimin se Putin kishte “ndoshta” miratuar “vrasjen” e disidentit, së bashku me kreun aktual të FSB.

Litvinenko vdiq në nëntor të vitit 2006, pas kishte pirë çaj, të cilit i ishte shtuar pakëz polonium radioaktiv gjatë një takimi me Andrei Lugovoi dhe Dmitri Kovtun në një hotel në Londër.

Takimi i Putinit me djalin pesë-vjeçar disa muaj më parë bëri bujë globale, pasi presidenti rus këmbënguli se ajo nuk ishte asgjë më shumë se një gjest i dashurisë.

Djaloshi, i emëruar nga media ruse si Nikita Konkin, kishte thënë madje se kishte refuzuar të pastrohej pasi që Putin e kishte puthur në stomak.

“Unë e pëlqeva dhe ai më pëlqeu”, kishte thënë Nikita. “Dua që edhe unë të bëhem president”, kishte shtuar ai. /Telegrafi/

p2(20)

 

 



Ju sugjerojmë

Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë
Aktualitet

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë

21 Qershor, 2026 2:58 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Taksat në Ngushticën e Hormuzit vetëm nëse vendosen nga SHBA-të

21 Qershor, 2026 2:55 pm
Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore
Bota

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore

21 Qershor, 2026 2:52 pm
Heqja e flamurit, ambasadorja izraelite: Turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar
Aktualitet

Heqja e flamurit, ambasadorja izraelite: Turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar

21 Qershor, 2026 2:35 pm
Para
Rama ‘shkund’ Doganat: Në 5 minuta shkarkon 3 drejtues

Crown Agents akuza të forta: Korrupsion e arrogancë në dogana

Rritet bilanci i tragjedisë, në Egje u mbytën 42 emigrantë

Rritet bilanci i tragjedisë, në Egje u mbytën 42 emigrantë

Ja çfarë thanë në gjykatë vrasësit me pagesë

Ja çfarë thanë në gjykatë vrasësit me pagesë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
21 Qershor, 2026

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, duke shkruar se Shqipëria do e...

Lexo më shumë

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur publikisht një komenti të një qytetareje nga Tetova, e cila në rrjetet sociale i...

Lexo më shumë

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
21 Qershor, 2026

Policia ka proceduar penalisht një grup prej 9 protestuesish që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë,...

Lexo më shumë

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
21 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideroi grisjen e flamurit të Izraelit një akt kriminal dhe kërkoi ndëshkimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}