Besimtarët myslimanë në gjithë globin iu drejtuan mëngjesin e kësaj të diele, xhamive të mëdha të qyteteve të tyre dhe vendeve të tjera të posaçme për faljen e madhe të Fitër Bajramit, që përmbyll agjërimin e muajit të Ramazanit.
Në xhaminë e madhe të Mekës, autoritetet njoftuan për një dyndje të lartë të rreth 4 milionë besimtarëve në faljen e madhe të kësaj dite të shënuar, ku kryen edhe ritualet përreth gurit të Qabesë.
Në Jeruzalem, në vendin tjetër të shenjtë të botës islame u numëruan rreth 120 mijë besimtarë në faljen e madhe të Fitër Bajramit në xhaminë Al-Aksa.
Edhe këtë vit faljen e Fitër Bajramit, besimtarët palestinezë në Rripin e Gazës e kryen në rrënojat e xhamive të shkatërruara nga lufta izraelite, siç duket edhe në këto filmime të kryera në qytetin e Xhabalisë.
Pjesëmarrja e lartë e besimtarëve myslimanë në falje detyroi autoritetet në Al-Rajan, qytetin e tretë më të madh të Katarit, të organizojnë faljen e madhe në një nga stadiumet e ndërtuara për Kupën e Botës në futboll në vitin 2022.
Tv Klan