Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyndje azilkërkuesish shqiptar në vendet e Evropës, nën hetim disa agjenci turistike

2017/11/30 at 6:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyndje azilkërkuesish shqiptar në vendet e Evropës, nën hetim disa agjenci turistike

Një ditë pas rikthimit të 218 azilkërkuesve nga Gjermania dhe Franca, 41 të tjerë kanë mbërritur këtë të enjte në Rinas, të rikthyer po nga këto dy vende.


Në një prononcim të sajin, Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda nga Aeroporti i Rinasit tha se vetëm gjatë muajit nëntor janë riatdhesuar 500 shqiptarë. Voda u shpreh se ky numër është në rritje, pasi shqiptarët kanë zero shanse për të fituar azil.

“Vetëm gjatë muajit nëntor janë riatdhesuar 500 shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika dhe Gjermania. Sigurisht numri është në rritje, operacionet e riatdhesimit dhe kthimit në atdhe të shtetasve shqiptarë janë në rritje, pasi kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë kanë shansin zero për t’u pranuar. E theksoj sërish që Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësitë për shtetasit shqiptarë për të kërkuar azil janë zero”.

Zv/ministrja zbuloi gjithashtu se Policia e Shtetit po punon edhe në një plan tjetër, përveç forcimit të masave të kontrollit kufitar, të cilat janë shumë të rëndësishme.

Voda tha se “Policia e Shtetit po merret edhe me investigimin e disa operatorëve turistikë apo individëve të cilët nëpërmjet dokumenteve false kanë mundësuar udhëtimin e shtetasve shqiptarë jashtë kufijve të territorit të Republikës së Shqipërisë me qëllimin për të kërkuar azil”.

“Gjithashtu po heton edhe për ata shtetas të cilët shtyn individë, pra shtetas shqiptarë për të kërkuar azil. Kemi një numër operatorësh turistikë të cilët ne i kemi hetuar dhe dosjet përkatëse i kemi dërguar në Prokurori”.

Ministria e Brendshme, në bashkëpunim edhe me organizatën ndërkombëtare IOM po punon në një projekt në të gjithë Shqipërinë. Një projekt të shtrirë në të 12 qarqet e vendit, ku logoja është “Zgjidhni mundësinë dhe jo të drejtën për të kërkuar azil”.

“Besoj se pas gjithë këtyre operacioneve të riatdhesimit, numri të madh të shtetasve shqiptarë të kthyer në territorin e Shqipërisë, është i qartë mesazhi se nuk ka asnjë mundësi që shtetasit shqiptar të gjejnë rrugën më të lehtë për të migruar, atë të kërkimit të azilit. Pra, nuk është e mundur”, tha Voda më tej.

“Policia e Shtetit e theksoj edhe një herë, do të vazhdojë në përputhje të plotë me detyrat që i ngarkon ligji për Policinë e Shtetit, të rrisë dhe të kontrollojë masat e kalimit të shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kufirit në Republikën e Shqipërisë edhe në Aeroportin e Rinasit, por do të vijojë më tej edhe me investigimet që unë përmenda pak më lart të të gjithë operatorëve turistikë, individëve apo shoqatave që lëshojnë dokumenta false, për të mundësuar në mënyrë të padrejtë dhe të jashtëligjshme udhëtimin e shtetasve shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, theksoi ajo./tvklan.al

Etiketa: azilevropeshqiptar


Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
Para
Shqipëria e ‘mbërthyer’ nga moti i keq, situatë kaotike në Shkodër dhe Vlorë

Shqipëria e 'mbërthyer' nga moti i keq, situatë kaotike në Shkodër dhe Vlorë

Video/ Urgjenca e QSUT-së përmbytet nga uji, pacientët transportohen me barela nga shtretërit

Video/ Urgjenca e QSUT-së përmbytet nga uji, pacientët transportohen me barela nga shtretërit

Përmbytjet/ Situatë e rënduar në Kamëz, bllokohen 20 persona

Përmbytjet/ Situatë e rënduar në Kamëz, bllokohen 20 persona
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}