Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 11 144 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 2 707 qytetarë.
Ndërsa raportohet se në ditën e fundit janë shëruar 556 pacientë, aktualisht në Kosovë janë aktivë me Covid-19 21,668 raste.
Në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me koronavirusin 2 pacientë.
Ministria informon se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë injektuar 1.754.334 doza vaksinë anti-Covid./Opinion.al