Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para pas mesnate në një lokal nate në qytetin grek të Volosit.
Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 pas një zënke mes një grupi klientësh dhe dy shqiptarëve.
Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarë kanë debatuar me klientët e tjerë të dyqanit dhe janë kapur në flagrancë.
Shqiptarët kanë nxjerrë një armë dhe kanë nisur të qëllojnë në ajër dhe pronarët e frikësuar u përpoqën të mbuloheshin dhe menjëherë njoftuan Policinë.
Në të njëjtën kohë, dy shqiptarët kanë tentuar të largohen, por janë ndjekur nga pronarë e bizneseve, të cilët i kanë neutralizuar dhe dyshohet se i kanë rrahur.
Në fakt një nga shqiptarët ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.
Po ashtu janë shoqëruar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./Opinion.al