Një 25-vjeçar shqiptar ka goditur 10 herë me thikë një 73-vjeçar në Janinë. Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarë kishin hyrë për të grabitur shtëpinë e të moshuarit.
Sipas policisë, 25-vjeçari, i cili shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, kishte hyrë në banesën e 73-vjeçarit grek në zonën e Kefalonisë.
Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ku 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari bënte rolin e rojes.
Sipas ERT, kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë , duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.
Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni dhe më pas u transportua me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës .
Dy shqiptarët u arrestuan pasditen e djeshme dhe u mësua se ata qëndronin pa dokumente në shtetin grek.